Futboll Sport

Botërori 2018/ I rritur mes dramave, jeta e vuajtur e shpëtimtarit të Nigerisë

Victor Moses ka kaluar një traumë në fëmijëri ku i është dashur që të luftojë me një sëmundje të rëndë ndërsa tashmë është rikthyer në vendin ku lindi si një lojtar i nivelit të lartë.

Moses ishte vetëm 11 vjeç kur prindërit e tij misionarë u vranë nga trazirat fetare në Kaduna, në veriperëndim të Nigerisë, duke e lënë atë në një shtëpi fëmije dhe më pas udhëtoi drejt Britanisë si refugjat, ku ai u rrit në një familje që e mbajti nën kujdestari.

Për shkak të cilësive të tij si futbollist shkolla i ofroi mundësinë që të shkonte në një event të organizuar nga Crystal Palace, ku trajneri Neil Wanock i dha atij dhe debutimin në kampionat në moshën 16 vjeç.

Ai gjithashtu u thirr edhe nga Anglia e të rinjve, duke luajtur rregullisht që nga U-16 deri tek U-21, ku ai u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen debutuese për të mos u thirrur sërish për ndeshjen tjetër.

Deri atëherë ai kishte hedhur poshtë ofertat nga Nigeria, pasi ai kërkoi që të përqendrohej në karrierën në klubin ku luante. Sidoqoftë, largimi nga Anglia bëri që ai të ndërrojë zemër kur federata nigeriane e pyeti sërish atë.

Ai pranoi menjëherë që të ndërronte fanellë dhe të kthehej në Nigeri, që prej vitit 2012 kur bëri debutimin e tij të parë pas 10 vitesh karrierë si futbollist. Vetëm një vit më pas Moses ndihmoi Nigerinë që të fitonte Kupën e Kombeve Afrikane në vitin 2013 dhe në pesë vitet e mëvonshme ai është kthyer në një lojtar kyç për formacionin e kësaj kombëtareje dhe po arrin suksesin e dytë radhazi duke u kualifikuar në Botëror.

“Ai është një futbollist i klasit botëror dhe mund të mbështeteni tek ai në çdo çast dhe në çdo kohë që ai luan. Ai është lojtari më impresionues në ekipin tim”, tha trajneri i Nigerisë Gernot Rohr.

Chelsea e bleu atë për 10 milion paund në vitin 2012 dhe pas huazimit te Liverpool, Stoke City dhe West Ham United 27-vjeçari është stabilizuar në formacionin që luan rregullist në Stamford Bridge, duke bërë dhe një sezon të mirë në Champions League këtë vit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Serie A pushtohet nga Covid-19, pozitivë të freskët tek Inter dhe Genoa

Delo.autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Mala nuk ia del, Ndreu ndryshon sulmin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Atletico “parakalon” Interin dhe Milanin, rrëmben futbollistin që spikati në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment