Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ka paqe për Karius, tallja e radhës vjen në eBay

Loris Karius, portieri i Liverpool, vazhdon të jetë në shënjestër të kritikëve dhe talljeve. Dy gafat e bëra kundër Real Madrid ka shumë mundësi që ta përndjekin lojtarin gjatë gjithë jetës së tij.

Meme, fotomontazhe dhe video komike. Interneti është i mbushur me mesazhe sarkastike kundrejt tij. Gjetja e fundit ka qenë nxjerrja në shitje e dorezave në eBay.

Natyrisht, nuk janë dorezat origjinale, por artikulli ka patur shumë kërkesa dhe mund të blihen për 11.50 sterlina. janë doreza shumë të veçanta, sepse kanë një vrimë në mes.

Aty ku ka kaluar topi i goditur nga Bale për golin e tretë të Real Madrid. Gjendja e artikullit në shitje? Natyrisht, “të përdorura”.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Gladiatori refuzon Klopp, motivon Roma-n në prag të ndeshjes me Liverpool

Sadik.Autor

Nagatomo: Handanovici është miku im më i mirë, por ai gjithmonë fle

Delo.autor

MERKATO/ Nga Dinj te dashuria e vjetër, zbardhet lista e dëshirave të Interit

Delo.autor

Leave a Comment