Futboll Premier League Sport

Chelsea mbetet jashtë Champions, feston Tottenham, fiton City, zhgënjen Arsenal… (VIDEO)

Chelsea i jep lamtumirë mundësisë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 ndaj Huddersfield në “Stamford Bridge” dhe u vendos matematikisht që do ta mbyllë kampionatin në vendin e pestë.

Laurent Depoitre shënoi për Huddersfield, ndërsa Alonso barazoi për londinezët 28 minuta para fundit, por të besuarit e Conte zhgënjyen teksa nuk gjetën golin e fitores që do t’i mbante në harë edhe për 90 minuta. Huddersfield siguroi matematikisht qëndrimin në Premier League.

Nga ana tjetër, feston Tottenham që mposhti 1-0 Newcastle me golin e “të zakonshmit” Harry Kane dhe do të jetë në veprimtarinë elitare. Kur mbetet edhe një javë nga fundi, Kane ka shënuar 28 gola, tre më pak se golashënuesi më i mirë Mohamed Salah.

Dikur gjetkë, Manchester City fitoi 3-1 ndaj Brigthon. Në pjesën e parë Danilo dhe Bernardo Silva shënuan për kampionët e Anglisë, ndërsa Ulloa realizoi barazimin e përkohshëm për miqtë. 15 minuta para fundit, Fernandinho shënoi golin e tretë për ekipin e Pep Guardiola. Të tre asistet e golave u dhanë nga Leroy Sane.

City ka shënuar 104 gola në këtë edicion të Premier League. Rekord!

Ndërkohë, Leicester ka fituar 3-1 ndaj Arsenal, duke i shkaktuar londinezëve humbjen e shtatë radhazi në transfertë, si nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Premier League. Iheanacho shënoi golin e parë pas 11 minutash lojë, ndërsa katër minuta më vonë “topçinjtë” mbetën me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga 20-vjeçari Konstantinos Mavropanos.

Edhe pse me një lojtar më pak, Aubameyang barazoi për miqtë, me golin e tij të nëntë në Premier League, ku zbarkoi në janar, por dhjetë minuta para fundit Leicester gjeti golin e dytë me penalltinë e transformuar nga Jamie Vardy.

Riyad Mahrez i vulosi shifrat në 3-1, në minutën e fundit të ndeshjes.

Related posts

KUR E PAMUNDURA U BË E MUNDUR/ Sot 15 vite nga finalja e “çmendur” e Champions League në Stamboll (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Talenti i Real Madridit Vinicius ‘thyen’ kundërshtarin

Q.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Dy gjigantët anglez në “luftë për Cavanin

Delo.autor

Leave a Comment