Futboll Sport

Ç’po ndodh në FSHF? Tre gjigandë zbarkojnë për Botërorin

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, të cilat së bashku përfaqësojnë edhe kandidaturën e tyre të shpallur tashmë zyrtare për organizimin e Botërorit të vitit 2026. Ky delegacion ishte i përbërë nga Steve Reed, president i Federatës Kanadeze të Futbollit dhe njëherësh bashkëkryetar i komitetit organizator për kandidaturën e Kupës së Botës 2026; Brian Remedi, shef i zyrës administrative në Federatën Amerikane; nga Sandra Gage, shefe e zyrës së marketingut në Federatën Kanadeze, si edhe nga Inigo Riestra, drejtor për marrëdhëniet me jashtë në Federatën Meksikane të Futbollit.

Duke falënderuar presidentin Duka për këtë pritje, Steve Reed, bashkëkryetar i komisionit për kandidaturën e përbashkët të Botërorit 2026 theksoi se tashmë të tria vendet janë gati për një event të tillë, duke qenë shumë më të fortë në këtë bashkim: “SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë tashmë së bashku, më të fortë se kurrë, për të marrë organizimin e finaleve të Botërorit të vitit 2026. Jemi plotësisht gati për një event të tillë dhe jemi koshient që është një nder shumë i madh, po ashtu edhe një përgjegjësi e madhe, organizimi i një eventi të tillë botëror. Të tria vendet janë një bashkim shumë i madh edhe në afrimin e njerëzve dhe tifozëve me futbollin”.

Pas një prezantimi të shkurtër nga ana e delegacionit për kandidaturën e përbashkët, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, theksoi: “Jam njohur edhe me projektin tuaj si kandidaturë për organizimin e Botërorit të vitit 2026. Natyrisht, tri vende, të përfaqësuar me kandidaturën e tyre të vetme, është diçka shumë e mirë. Kam takuar ditë më parë edhe një delegacion nga Maroku, sepse edhe ata janë kandidatë zyrtarë. Natyrisht, zhvillimi i Botërorit në tri shtete së bashku, SHBA, Kanada e Meksikë, është diçka shumë e bukur për tifozët, pasi do të shohin tri vende, do të njihen me tri kultura dhe tri eksperienca të ndryshme. Nëse kandidatura juaj e përbashkët fiton, uroj dhe uroni të jetë edhe Shqipëria në atë Botëror. Eshtë e vështirë, por jo e pamundur. Çdo vendim që do të marrë FIFA për këtë event mendoj se do të jetë i drejtë dhe në të mirë të futbollit”.

Related posts

17 NDESHJE DHE 2 GOLA NË KËTË SEZON/ Tek Real Madrid nuk e duan, Vinicius nxirret në shitje për të rregulluar bilancin

Delo.autor

PAS GOLIT KOMBËTARES/ Nuk ndalet Odise ROSHI shënon edhe me EKIPIN e tij në Rusi (VIDEO)

Delo.autor

ZOTËRON SHIFRA MBRESËLËNËSE/ Ky lojtar i Real Madrid është më efikas se “Pleshti” dhe CR7

Delo.autor

Leave a Comment