Futboll Seria A Sport

De Laurentiis hap shampanjën, por trajneri Sarri mbetet në dyshim

“Unë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Me katër pikë më shumë do të ishim kampionë. Kampionatin ne e kemi fituar me 91 pikë. Çfarë duhet të bëj, të shkoj të vjedh.”

Kështu u shpreh presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, në përfundim të sfidës së fundit të kampionatit, e fituar 2-1 me Crotonen. Numri një i klubit më pas u është bashkuar futbollistëve dhe trajnerit në dhomat e zhveshjes, duke festuar me shampanjë përfundimin e sezonit.

“A do të qëndrojë Sarri? Duhet të pyesni atë, mua nuk ka dashur të më përgjigjet. Për çdo komunikim ka ngarkuar menaxherin e tij, Pellegrini. E pyeta Pellegrinin dhe m’u përgjigj, boh. Për mua data nuk e ekziston më, koha ka skaduar. Kemi diskutuar gjithçka rreth kësaj teme, pastaj unë duhet të marr përgjegjësitë, duhet të ecim përpara. Nuk është e thënë se do të largohet, ekziston një klauzolë, të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Related posts

ËSHTË VETËM 19-VJEÇ/ Broja fiton besimin e trajnerit Tuhel, ylli shqiptar udhëton me skuadrën drejt… (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda Pele: Jam i gatshëm ta ndihmoj futbollin shqiptar…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË “WEMBLY”/ Aubameyang dhe gjyqtari shmangin humbjen e Tottenhamit

Delo.autor

Leave a Comment