Futboll Sport

Deputeti socialist shpërthen kundër Dukës: Ku të humbi magjia e sistemit?

Ka folur para ndeshjes miqësore me Kosovën, por ka heshtur pas saj, pas disfatës turpëruese 3-0, sidomos pas lojës tepër zhgënjyese të kuqezinjve. Këtë fakt nuk kanë vonuar t’ia vënë në dukje presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dy kritikë të mëdhenj të tij. Njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria: Berat Buzhala dhe Erion Braçe.

Gazetari kosovar, ish-deputet i PDK-së, që e ka ndjekur këtë vëllazërore nga shkallët e stadiumit, do të shkrunte në të ngrohtë, pa iu tharë djersa në trup lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës: “Qe 15 vjet Armando Duka na ka trajtu si argat te shatit. Hajde prashitni e shkoni …. nanen. Masnej e lujke edhe far bastore. Na jemi Brazil babo”.

Nga ana e tij, ligjvënësi socialist i Parlamentit të Shqipërisë, Braçe, ka kërkuar nga Duka se “ku vajti magjia e SISTEMIT të tij”, duke iu referuar disfatës së gjithanshme në miqësoren e mbrëmshme:

“Ku humbe Armandinjo? Pse hesht? Eshte e rende 3 me 0, jo?
Cfare do thuash tani? Po he, pse nuk fiton me?
Si ka mundesi qe SISTEMI yt deshtoi keshtu?
Sikur ishte SISTEM fitues? Humbi magjia kaq shpejt?
I kam pergjigjet, por po pres te flasesh Armandinjo, pastaj gjithcka qe mendoj!”

Related posts

Klop kritikon Salahun: Mos të shoh më ta bësh këtë veprim…

Sadik.Autor

(FOTO) ​Suarez tejkalon Eto’o, sulmuesi i shtatë në histori të Barcelonës

Q.Autor

“ATY KU LUAN LEGJENDA”/ Edhe Partizani publikon spotin e derbit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment