Futboll Sport

Dhuna ndaj zyrtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Nuk do të tolerojmë, autorët të shkojnë në burg!

Pas ngjarjeve të ndodhura në Vlorë pas në përfundimin e ndeshjes, Flamurtari-Vllaznia, ku u dhunua asistenti i parë, Ilir Tartari, ka reaguar edhe FSHF-ja, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare. FSHF dënon me forcë dhunën verbale që tashmë është shndërruar në dhunë fizike.

Organi më i lartë i futbollit në vend, tregon se do të ketë 0 tolerancë ndaj klubit të Flamurtarit dhe kërkon ndihmën e policisë dhe prokurorisë për të vënë në përgjegjësi autorët.

REAGIMI I FSHF-së:

Dhuna e ushtruar të shtunën në mbremje mbi arbitrin dhe zyrtarin e ndeshjes në përfundim të takimit Flamurtari-Vllaznia, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka tronditur mbarë opinionin sportiv si një akt shumë i shëmtuar dhe i dënureshëm.
Ky agresion fizik karshi asistentit të parë të arbitrit, dhe më pas edhe ndaj vëzhguesit të ndeshjes, ka ndodhur në prani të forcave të policisë në stadium, por duke mos e parandalur atë. Ky rast është denoncuar zyrtarisht edhe pranë autoriteteve ligjzbatuese në Vlorë.
FSHF i bën apel Policisë së Shtetit, për të zbardhur të plotë një incident të tillë, ku pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit të dhunuar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore të veprojë menjëherë në bazë dhe zbatim të ligjit, për të cuar përpara drejtësisë agresorët që zbritën dhe goditën arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.
Po kështu, organizatori i ndeshjes, klubi i futbollit Flamurtari mban përgjegjësi direkte për mosmarrjen e masave për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, dhe aq më shumë për ti mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre.
FSHF dënon me shumë forcë dhunën verbale tashmë të shndërruar në dhunë fizike.
Goditja karshi zyrtarëve të ndeshjes mbetet një akt tërësisht antisportiv dhe si i tillë do të ketë zero tolerancë nga ana e Drejtësisë Sportive.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të cojnë deri në fund zbardhjen e këtij agresioni të shëmtuar dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e tij.

Related posts

TEKNIKU EGBO DO TË DREJTOJË “BARDHEBLUTË”/ Flet presidenti Halili: Nuk është çështje parash, ja pse i besova derbin

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Dy tenistët nuk i ndal asgjë, luajnë në fushën e përmbytur nga uji (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Milan kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr vendin e parë në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment