Futboll Sport

Dokumenti: Idrizi si ”cjapi te kasapi”, pezullim shembullor dhe gjobë e majme për të

Deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte e qartë, në ndeshjen Flamurtari-Vllaznia kishte dhunë dhe faji bie direkt mbi klubin bregdetar. Skuadra e Administratorit, Sinan Idriz, dhe ky i fundit do të dënohen, madje mund të bëhen shembull. “Organizatori i ndeshjes, klubi i futbollit Flamurtari mban përgjegjësi direkte për mosmarrjen e masave për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, dhe aq më shumë për ti mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre. FSHF dënon me shumë forcë dhunën verbale tashmë të shndërruar në dhunë fizike”, – shkruhet në një pjesë të deklaratës. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë FSHF-ja, por fakti është se rregullorja parashikon dënime ekstreme sidomos për Administratorin, Sinan Idrizi.

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit nëpërmjet Komisionit të Disiplinës Sportive mund të bazohet te Kodi i Disiplinës. Në rast se FSHF-ja vepron me këtë rregull, atëherë dënimet pritet të jenë shumë të mëdha. Neni 49 parashikon dhe sjelljen e keqe ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Zyrtarët e klubit që godasin zyrtarët e ndeshjeve mund të dënohet  nga 18 muaj deri  në 24 muaj, pa harruar gjobën.

Neni 49: Sjellja e keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes

  1. Një lojtari që dënohet me masën ndëshkimore largim nga ndeshja (karton i kuq) i drejtpërdrejtë, pavarësisht pezullimeve të dhëna në përputhje me Seksioni 2. Neni 18 – 3, do t’i jepen dhe pezullimet si më poshtë:
  2. a) të paktën 4 (katër) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes;
  3. b) të paktën 12 (dymbëdhjetë) muaj për sulm ose dhunë

(goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj zyrtarëve të ndeshjes;

  1. c) të paktën 24 (njëzet e katër) muaj për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
  2. Kur personi që ushtron sjellje të keqe ndaj zyrtarëve të ndeshjes është trajner ose zyrtar i personit juridik, shoqatës, ose klubit ku bën pjesë ekipi përkatës, atëherë trajneri ose zyrtari dënohen si më poshtë:
  3. a) të paktën 8 (tetë) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes;
  4. b) të paktën 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl, ose me shkelm) ndaj zyrtarëve të ndeshjes;
    c) të paktën 24 (njëzet e katër) muaj për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
  5. Sipas rastit trupa gjykuese mund të aplikojë edhe një masë dënimi me gjobë me vlerë maksimale deri më 1.00.00 (një milion) lekë
  6. Pavarësisht se ndaj lojtarit i cili cënon zyrtarët e ndeshjes nëpërmjet sjelljes së keqe, nuk merret masë ndëshkimore me largim nga ndeshja (karton i kuq), organet juridike kanë të drejtë të zbatojnë dënimet e përcaktuara në paragrafin 1, pikat (a), (b), dhe (c), si dhe dënimin me gjobë në paragrafin 2, të këtij neni.
  7. Kur si rezultat I shkeljeve te parashikuara në këtë Nen shkaktohet ndërprerja përfundimtare e lojës, personi juridik, personi juridik, shoqata ose klubi ku përkasin shkelësi apo shkelësit do te dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 ne tavoline”.

Nëse Federata Shqiptare e Futbollit do që të kapë Administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, atëherë mund të përdorë nenin 52 të këtij Kodi. Nxitja e urrejtjes dhe akteve të dhunës dënohet nga 3 deri në 6 muaj kur shpif ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa në rastin kur nxit akte dhune deri në 12 muaj dhe gjobë nga 1 deri në 3 milionë lekë.

 Neni 52: Nxitja e urrejtjes dhe akteve të dhunës

  1. Një lojtar ose një zyrtar i cili publikisht nxit të tjerët për urrejtje ose akte të dhunës do të dënohet me pezullim nga gara për 12 (dymbëdhjetë) muaj, si dhe me gjobë me vlerë jo më pak se 100,000 (njëqind mijë) Lekë.
  2. Në raste të rënda, kur nxitja kryhet duke përdorur median (televizioni, radio, ose shtypi i shkruar) ose nëse kryhet pranë stadiumit gjatë ditës së ndeshjes, vlera e gjobës do të jetë jo më pak se 100.000 (njëqind mijë) deri në 300.000 (treqind mijë) Lekë.
  3. Një lojtar ose një zyrtar i cili para, gjatë ose pas ndeshjes shpif ose përhap me dashje fakte të pavërteta për personat juridikë, shoqatat, klubet, zyrtarët e FSHF-së, lojtarët, ose zyrtarët e ndeshjes, dënohet me pezullim nga ndeshjet për një periudhë nga 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënohet me gjobë me një vlerë prej 300,000 (treqind mijë) Lekë”, – thuhet në Kodin e Disiplinës.

Related posts

Shqiptari i Bajernit shënon ndaj grekëve, fiton derbin me bashkëkombësin e tij

Isa.Autor

“TË MBROJMË VETEN TONË DHE…”/ Ish-mesfushori i Milanit mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment