Futboll La Liga Sport

Dorëzohet Reali, Bayern nuk e ka humbur joshjen

Real Madridi ka vendosur që të ndërpresë bisedimet për transferimin e Robert Lewadowski-t. Sulmuesi polak është ndjekur prej kohësh nga “galaktikët”, të cilët pavarësisht përpjekjeve dhe ofertave interesante kanë vendosur që të tërhiqen. Lewandowski ndihet mirë te gjigantët bavarezë pavarësisht spekulimeve të ditëve të fundit se ai ishte mërzitur në Munich dhe kishte nevojë për ndryshim.

Shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge këmbëngul se 29-vjeçari do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Bayernit. “Ata nuk kanë përse të shqetësohen rreth Robert Lewandowski-t dhe marrëdhënies së tij me Bayern që është shumë të mirë. Ne i dimë vlerat e Robert-it. Jam shumë i lumtur që kontrata e tij ëhstë edhe për disa vite të tjera. Pra nuk ka arsye shqetësimi. Lewandowski do të luajë edhe në sezonin ardhshëm me Baynrn Munchen”, tha Rummenigge për “Kicker”.

Polaku është golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s me 29 gola të realizuar dhe ai ka kontratë me klubin gjerman deri në 2021. Edhe e ardhmja e Arjen Robben është në dyshim te Bayern, duke qenë se holandezi po heziton të firmosë një kontratë 1 vjeçare, pasi po shqyrton ofertat nga klubet e tjera. Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Bayernit që prej vitit 2009, por Rummenigge beson se ai dot ë rinovojë. “Ne po e marrim shtruar këtë çështje. E njohim Robben-in. Ai është një holandez krenar dhe duhet që të kemi durim, i cili nuk na mungon tha shefi i bavarezëve. Te Bayern shpresojnë që holandezi do të bëjë si Ribery, që rinovoi edhe për një tjetër vit me klubin të hënën.

Related posts

ISHIN PREKUR NGA COVID-19/ Reali merr përgjigjet e testeve të tamponëve, Hazard dhe Militao rezultojnë…

Delo.autor

“KAM FITUAR SHUMË ÇMIME NË DY SEZONET E FUNDIT”/ Bomberi Lewandowski: E meritoj unë, por kam një frikë…

Delo.autor

PO SHKËLQEN ME TOPÇINJTË/ Arsenali vendos veton, Monreal nuk largohet

Isa.Autor

Leave a Comment