Bundesliga Futboll Sport

Dortmund zgjedh trajnerin e ri, e pranon edhe Watzke

Kicker konfirmon se 60-vjeçari do të marrë drejtimin e klubit duke filluar nga data 1 korrik, për të vazhduar më pas me përgatitjet për turin amerikan të Skuadrës. Të mbetur shumë mbrapa Bayern-it por edhe skuadrave të tjera në Gjermani, Dortmundi kërkon një ndryshim radikal këtë sezon për të qenë sërish konkurrues. Skuadrës nga Vestfalia i mungon titulli kampion që prej vitit 2012 dhe tifozët janë të ‘uritur’ për sukses.

Favre ka përvojë në Gjermani, pasi ka drejtuar më parë Herta Berlin dhe Borussia Mönchengladbach, por nuk ka fituar asnjë trofe në kampionatin gjerman, edhe pse numëron dy tituj kampion në Zvicër me Zurich. Dortmund përfaqëson një sfidë të madhe për të, pasi klubi gjerman do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa Nicë mund të arijë maksimumi në vend të pestë këtë sezon në Francë.

Lajmin pothuajse e konfirmoi edhe Presidenti i Dortmund, Hanz-Joachim Watzke. “Ne e dimë se kë duam dhe se kë të marrim”, tha ai për Sport1. “Edhe unë e kam dëgjuar këtë emër por kur të arrijmë një marrëveshje përfundimtare do t’ia komunikojmë edhe publikut”. Sipas Ëatzke-s lajmërimi do të bëhet me shumë mundësi kur të ketë përfunduar sezoni, pra praktikisht në fundjavë kur mbyllet kampionati francez dhe luhet edhe finalja e Kupës së Gjermanisë.

60-vjeçari Favre do të nënshkruajë në Dortmund një kontratë deri në verën e vitit 2020. Trajneri në detyre i Borussia-s, Peter Bosz, e nisi mjaft mirë sezonin, por pasi Bayern u nda nga Ancelotti dhe në drejtim erdhi Jupp Heynckes gjërat ndryshuan totalisht dhe bavarezët e dominuan kampionatin që nga ai moment e deri në fund.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Vetëm hotel e stërvitje pas 3 ditësh karantinë, kombëtarja e parë rrëfen izolimin

Delo.autor

“SHPËTUAM MILANIN NGA SERIE D”/ Flet Ivan Gazidis: Ne punojmë me pasion dhe sigurojmë…

Delo.autor

“KOT QË VAJTËM, HËNGRËM DRU NGA…”/ “Demat e Kuq” provokojnë në rrjetet sociale para derbit me Tiranën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment