Futboll Sport

Dy ditë pushim, Kamza i nis nesër përgatitjet për Laçin

Kamza do të luajë dy finalet e mbijetesës, atë me Laçin, këtë fundjavë, dhe me Partizanin, mesin e javës tjetër. Të dyja këto sfida janë shumë delikate për skuadrën e Julian Ahmatajt, që pak ditë më parë mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, ndaj Flamurtarit. Këto tri pikë, në kushtet e qëndrimit në vend-numëro të kuqebluve, iu jep frymëmarrje kamzalinjve në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë, trajneri Ahmataj e ka lënë dy ditë pushim skuadrën e tij, për t’i rinisur përgatitjet të mërkurën. Edhe sfidën e radhës ndaj kurbinasve, Kamza do ta zhvillojë në shtëpi, një faktor plus. Sakaq, i vetmi problem në këtë sfidë duket se do të jetë mungesa e kapitenit Sebino Plaku, autori i golit ndaj Flamurtarit.

Festa e tij, mbulimi i fytyrës me fanellë, bëri që të ndëshkohej me të verdhë, duke plotësuar kështu numrin e kartonëve, sa për t’u pezulluar një ndeshje. Pikërisht, për kartonin e dhënë nga arbitri Juxhin Xhaja ndaj Sebino Plakut, në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ka pasur edhe një reagim zyrtar të klubit:

“Plaku vendosi fanellën në fytyrë për 2 sekonda. Arbitri e ndëshkoi me kartonin e verdhë, për të munguar ndaj Laçit. Eshtë normalë që ndaj tij të thuren skenare, sepse është tmerri i Superiores. Por, kemi parë arbitrat që, kur duan, janë tolerantë.

Ndaj një lojtari simbol i mirësjelljes, si Plaku, kryesori Xhaja mund të mos ishte kaq strikt. Dhe kur mendon gjendjen emocionale të lojtarit në ato moment, kur shënon një gol me peshën e shpëtimit për ekipin e tij, kupton se edhe mund ta falësh. Shpresojmë që arbitrat të jenë gjithmonë kaq të egër, sa ndaj nesh. Gjithsesi, askush nuk e ndalon dëshirën tonë për mbijetesë!”

Related posts

INTER NXJERR NË SHITJE ICARDIN/ Marotta synon dy yjet e La Ligas, ja emrat

Delo.autor

BARAZON FRANCA/ Griezmann shënon me kokë (VIDEO)

Isa.Autor

FSHF MERR VENDIMIN ABSURD/ Ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë

Delo.autor

Leave a Comment