Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real-PSG, shkëmbim “kokë më kokë” mes “yjeve” 

Vera 2018 nuk do të dhurojë vetëm emocionet e botërorit “Rusi 2018”, por mund të sjellë edhe shkëmbimin më të madh të historisë së futbollit. Pas deklaratës së Cristiano Ronaldo, se mund të largohet nga Real Madrid dhe se brenda një jave do ntë sqarojë gjithçka për të ardhmen, është përvijuar një shkëmbim i jashtëzakonshëm. Ronaldo e konsideron të mbyllur ciklin e tij në Madrid pas 9 vitesh, por me skuadrën “merengues” mund të nisë nga 1 korriku një cikël i ri, ai i sulmuesit brazilian Neymar.

Mediat spanjolle kanë konfirmuar sot se para fillimit të Botërorit mund të realizohet një shkëmbin mes dy prej yjeve të futbollit botëror, me Ronaldo që largohet nga Madridi për të luajtur me Paris Saint Germain, ndërsa Neymar udhëton në kahun e kundërt. Një shkëmbin “kokë më kokë”, gjithçka elehtësisht e realizueshme, pasi portugezi kërkon një aventurë të re, ndërsa braziliani e ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur me Realin. Brenda pak ditësh do të mësojmë se cila është e vërteta e deklaratës së Ronaldos.

Related posts

U mund nga Shqipëria/ Gigs e pranon: Nuk luajtëm aspak mirë

Isa.Autor

Zyrtarizime dhe thashetheme, “efekt domino” në pankinat e skuadrave europiane

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi i Besës tek Vllaznia, ja formula e transferimit…

Delo.autor

Leave a Comment