Futboll Sport

E Fundit/ Edhe Francesco Totti me bust…

Qyteti i Romës nuk resht së falënderuari Francesco Tottin. Së fundmi në një galeri artesh do të shfaqet ky bust që mban mbishkrimin në latinisht “eterno“, i përjetshëm.

Mermeri është gjetur më ngjyrim të dyfishtë i bardhë prej statujash dhe i kuq që të përfaqësojë ngjyrat e Romës. Francesco Totti është një mit në qytetin e Romës.

Vepra e artit do të ekspozohet më 10 deri më 12 Maj në kryeqytetin italian. Totti rreshtohet kështu krah futbollistëve të tjerë që më herët janë përjetësuar në vepra arti si Messi, Ronaldo e shumë të tjerë.

Por ndryshe nga këto materiali i përdorur për bustin e Tottit është mermer. Roma ndjen se i detyrohet kapitenit të saj të përjetshëm ndaj dy ditë më parë edhe grafiti i imazhit të Tottit në një lagje të Romës që ishte dëmtuar është ristrukturuar sërish duke e kthyer në gjendjen e mëparshme.

Related posts

Firmino “vret” me “heshtjen”, ja shifrat e frikshme të sulmuesit

Sadik.Autor

Real Madrid tashmë ka një marrëveshje me ish-mesfushorin e Barcelonës

Sadik.Autor

ANDRE SILVA I PANDALSHËM/ Sevilla i dërgon një mesazh rosonerëve

Isa.Autor

Leave a Comment