Futboll Sport

Egzon Binaku zgjodhi Shqipërinë, në Suedi shohin ëndrra për mbrojtësin

Nuk është vetëm një kalim nga Suedia te Shqipëria, por tashmë një problem ndërkombëtar! Egzon Binaku vishet kuqezi, ndërsa mediat nordike ‘çmenden’ për këtë ndryshim të kombësisë së 22-vjeçarit që luan në krahun e majtë.

Egzon Binaku po luan sezonin e tij të parë te kampionët në fuqi të Suedisë, Malmo, ndërkohë që ka debutuar në elitën e futbollit suedez në vitin 2015 me Hacken, ekipin nga ku ka dalë si lojtar dhe që ka luajtur për 4 sezone radhazi.

Ndërkohë që ka prezantuar flamurin verdheblu në ekipin U-21. Ai tashmë ka vendosur që të luajë në nivelin e të rriturve, por për fanellën kuqezi, atë të Shqipërisë. Sot ai u prezantua nga trajneri Christian Panuçi për dy ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajë kundër Kosovës dhe Ukrainës më 29 maj dhe 2 qershor.

Mediat suedeze njoftojnë se “Binaku mund të luajë vetëm këto dy teste miqësore me Shqipërinë, të cilat nuk i prishin punë rreth të ardhmes, sepse në Tetor ai mund të zgjedhë sërish të luajë për Suedinë”. Megjithatë, ky opsion mbetet i hapur sipas rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s për të zgjedhur ekipin kombëtar, por përderisa Shqipëria i hapi derën, Binaku nuk mund të bëjë bukshkelurin!

Related posts

ZËVENDËSUESI I RONALDOS/ Mino Raiola ofron Kenin. Në skenë del dhe një… “interist”

Delo.autor

Cristiano Ronaldo i bashkohet Kombëtares Portugeze dhe shpreson kurorzimin në Rusi

Sadik.Autor

Befason presidenti: DYBALA? Një XHUXH, s’mund të krahasohet me TALENTIN tonë

Isa.Autor

Leave a Comment