Futboll Sport

Fati i keq i Carvajal përsëritet, por lojtari ka ende shpresa

Ylli i Spanjës, Dani Carvajal ka nisur rikuperimin për t’u bërë gati për Botërorin “Rusi 2018”. Mbrojtësi 26-vjeçar është zhytur në temperaturat -188 gradë celsius që të jetë në gjendje për të ndihmuar kombëtaren e tij, Spanjën që të arrijë objektivat në garën më të rëndësishme ndërkombëtare që nis më 14 qershor.

Vetëm shtatë minuta pas lëndimit të Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve, madrileni u zëvendësua nga Nacho pas lëndimit në këmbë. Megjithatë, siç shkruan “The Sun”, rikuperimi i lojtarit do të zgjasë për tri javë dhe më pas do të udhëtoje drejt Rusisë. Ai u shoqërua nga mjekët e ekipit të Realit dhe të skuadrës përfaqësuese gjatë vizitës së bërë në spitalin e Madridit, ku mori edhe përgjigjet e analizave. Rezultatet e tyre ishin më pozitive seç pritej, pasi trajneri Lopetegui kishte frikë se mund t’a humbiste lojtarin për në Rusi. Ashtu sikurse Mohamed Salah, që po bën terapinë në Spanjë, edhe Carvajal beson se mund të fitojë garën me kohën dhe të udhëtojë në Rusi për të ndihmuar shokët e ekipit për të arritur finalen e Botërorit.

Klnika “Cryosense” ku lojtari po bën terapinë e rikuperimit, ka postuar disa foto të 26-vjeçarit në “Instagram”.

“Sot na ka vizituar Dani Carvajal, kampioni aktual i Champions League për t’u rikuperuar nga lëndimi, kurrë nuk e kishte përdorur Cryosense, ku zgjodhi programon e fortë në -188 gradë dhe duket që e ka pëlqyer. Shpresojmë që të jetë gati së shpejti”- shkruhet karshi fotos së lojtarit të postuar nga klinika.

Kjo ishte hera e dytë që Carvajal është dëmtuar në një finale të Ligës së Kampionëve, pasi herën e parafundit ai u zëvendësua nga Danilo në fitoren nda Atletico Madrid në vitin 2016-të. Në atë kohë, lëndimi që ai pësoi e bëri që të humbiste Europianin 2016-të, që u zhvillua në Francë.

Spanja do të luajë dy miqësorë në shtëpi, kundër Zvicrës të premten dhe ndaj Tunizisë më 8 qershor

Related posts

Marcelo: Nuk u eliminuam, sepse nuk jemi Barcelona

Sadik.Autor

“Salah, më shumë si Ronaldo se Messi”

Q.Autor

LEGJENDA E “KATALANASVE”/ Xavi: Ylli i Bayernit, lojtari perfekt për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment