Futboll Sport

Galatasaray kampion i Turqisë, titulli i shtatë për Fatih Terim

Fatih Terim njihet me epitetin Perandori, prej pasionit të jashtëzakonshëm për Napoleonin. Pavarësisht rënies së zakonshme në karrierën si trajner, edhe një herë turkut 64-vjeçar ishte e shpejt. I larguar nga federata turke nga posti i trajnerit të përfaqësueses pas zënkës në një lokal, Terim u kthye si triumfues, duke fituar për herë të shtatë në karrierë kampionatin turk me Galatasaray-n.

Superliga e këtij sezoni ishte vërtetë e bukur, me luftën e vazhdueshme ndërmjet katër protagonisteve të mëdha: Galatasaray, Fenerbahçe, Besiktas dhe Istanbul Basaksehir. Të gjitha këto skuadra kishin shanse dhe ishin në garë për titullin deri në javën e fundit.

Pasi mori kreun në fazën finale të sezonit dhe fitores 1-0 ndaj Goztepes me golin e francezit Bafatembi Gomis, Galatasaray u shpall kampion. Titulli numër 21 në histori për klubin nga Stambolli, i krijuar nga djali i Sami Frashërit, Ali Samiu në vitin 1905.

Parandori Fatih Terim e udhëhoqi skuadrën drejt suksesit, pasi gjatë dhjetorit të kaluar zëvendësoi në stol Igor Tudor, duke lënë pas vetes me 3 pikë Fenerbahçen dhe Istanbul Basaksehir, që do të luajnë në Europa League së bashku me Besiktas.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Fluturon Immobile dhe realizon një super gol “alla Ronaldo” ndaj Napolit (VIDEO)

Delo.autor

Vëllazërorja mbyllet në paqe, barazim mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sadik.Autor

Gjoka: Në këto momente shihet kush janë miqtë e vërtetë të Vllaznisë…

Sadik.Autor

Leave a Comment