Futboll Seria A Sport

Gallianit nuk i ndahet shpirti nga Milani, ja gjetja për të kujtuar kohët e arta

Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Milanit. Adriano Galliani, ish-drejtori ekzekutiv i kuqezinjve, aktualisht deputet në parlamentin italian në një prononcim për ilmilanista.it ka folur për bisedat që ka shkëmbyer në ëhats app me lojtarët e Milanit, të cilat qarkulluan në media.

“Është e vërtetë, i kam dërguar Sachhit dhe protagonistëve të tjerë foto dhe video të fitores së 1 majit 1988 në shtëpinë e Maradonë në Napoli. Është diçka që e bëj shpesh: për shembull, ditën e djeshme (më 2 maj), Milan në 2004-ën mundi Romën 1-0 me një gol të Shevchenkos të krosuar nga Kaka dhe u kam dërguar videon. Është diçka që e bëj shpesh dhe më pëlqen t’i ndaj të tilla momente me ta”- ka thënë 73-vjeçari.

Milan, për disa vite radhazi vazhdon të mos sigurojë dot një vend në Champins League, për shkak të formës jo të mirë që ka treguar në kampionat. Aktualisht, pak javë pa u mbyllur sezoni, kuqezinjtë e Gattusos pozicionohen në vendin e shtatë me 57 pikë, një më pak se Atalanta e Etrit Berishës. Ndeshjen e radhës do ta luajnë në shtëpi ndaj Veronës në orën 18:00 në “San Siro”. Përsëri, shtatë herë kampionët e UCL do të shpresojnë që të sigurojnë një vend për sezonin që vjen në këtë garën më të madhe mes klubeve në Evropë.

Related posts

Erdhi me shumë bujë në verë, ‘zhduket’ futbollisti i Barcelonës

Q.Autor

SHTETET ME MË SHUMË GOLA NË SERIE A/ Ylli Muriqi nderon Kosovën. Ja sa shqiptarë kanë gjetur rrugën e rrjetës…

Delo.autor

SHOKUESE/ Dikur krahasohej me Fernando Alonson, ish-talenti i garave me makina pranon vrasjen e babait të tij

F.autor

Leave a Comment