Futboll Sport

Gjyqtari i Arabisë Saudite përjashtohet nga Rusi 2018, kërkoi ryshfet

N uk ka Botëror për Fahad Al-Mirdasi: nuk është një yll, të cilit do t’i ndiejmë mungesën, por arbitri saudit i njollosur në vendin e tij për korrupsion dhe i përjashtuar përjetësisht nga ky profesion.
Skandali kishte shpërthyer që një javë më parë, kur federata e vendit të tij e kishte pezulluar përkohësisht në pritje të hetimeve dhe FIFA kishte njoftuar se vendimi nuk do të ndikonte në pjesëmarrjen e bilbilit arab në Rusi 2018.

Por, Federata e Arabisë Saudite i ka kërkuar FIFA-s përjashtimin e tij nga Botërori dhe përjetësisht nga arbitrimi. Me të përfunduar hetimet, për AlMirdasin erdhi dënimi, edhe për faktin se ishte vetë gjyqtari 32-vjeçar që e pranoi krimin: Al-Mirdasi kishte kontaktuar presidentin e Al Itihadit, Hamad Al-Sania, pak përpara finales së Kupës së Mbretit kundër Al Faisalit me kërkesën e parave në këmbim të favoreve për skuadrën e tij.

Mesazhet e “whatsapp”, të përcjella policisë nga vetë Al Senaie, u konfirmuan nga Al Mirdasi, i cili ishte zëvendësuar nga gjyqtari anglez, Mark Klatenburg, përpara finales së të shtunës së shkuar.

Më pas, ai u pezullua nga federata saudite dhe tani do të humbasë edhe Botërorin, i cili do të ishte i pari në karrierën e tij, pas provës gjenerale që bëri në Kupën e Konfederatave.

NJOFTIMI – “Pas emërimit të arbitrit Fahad Al-Mirdasi (gjyqtar i FIFA-s prej 2011), për të drejtuar ndeshjen e finales së Kupës, zoti Hamad Al-Sania, presidenti i klubit Al-Itihad, iu adresua Federatës Saudite të Futbollit”, thuhej në deklaratën e kësaj të fundit.

“Ai konfirmoi se kishte prova që nënvizonin se Al-Mirdasi i kishte ofruar ndihmë në këmbim të parave. Pasi, presidenti i Itihadit i prezantoi atë që kishte në dispozicion federatës, kjo e fundit e dërgoi bisedën te presidenti i Drejtorisë së Përgjithshme të Sporteve, i cili njoftoi më pas të gjitha autoritetet kompetente në detaje. Al-Mirdasi u arrestua dhe prej atëherë ishte nën hetim administrativ. Pas përfundimit të hetimeve, Federata Saudite mori në dorë- zim raportin e autoriteteve kompetente, të cilat provuan akuzën kundër gjyqtarit pas pranimit të tij personalisht të kërkesës për ryshfet”

Related posts

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ Del Bosque ka një ëndërr: Do të doja që Messi…

Delo.autor

“KATALANASIT” NË KRIZË/ Titullari i Barcelonës i nënshtrohet operacionit, ja sa pritet të mungojë

Delo.autor

MUNGESA E KAPITENIT XHAKA PËR ZVICRËN/ Vëllai Taulanti: Mëkat që nuk është ndaj Spanjës

Delo.autor

Leave a Comment