Futboll Seria A Sport

Gola brazilianë, falë tyre Milani “shkëlqen” në botë…

Mes shumë ulje-ngritjesh në vitet e fundit ka pasur shumë sulmues që kanë veshur fanellën e Milanit dhe disa syresh kanë qenë brazilianë. Disa nga ishit karioka të “Djallit” po kalojnë një moment në karrierën e tyre duke u shndërruar në protagonistë.

PATO- “Patoku” është ndër brazilianët që i kanë dhënë më shumë Milanit. Megjithëse në një nga klubet më të pasura të Kinës, skuadra e tij, Tianxhini, renditet vetëm e 12-ta në kampionat.

Për të përmirësuar pozitat në ndeshjet e fundit po kontribuon gjithnjë e më shumë Pato, i cili në katër ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola, duke u dhuruar të tijve tri pikë shumë të vyera për t’ju larguar zonës së rënies nga kategoria.

LUIS ADRIANO- Braziliani i fundit në rend kronologjik që ka veshur fanellën kuqezi tashmë luan në Rusi me Spartakun e Moskës. Nëse skuadra e tij është vetëm katër pikë larg kreut, kjo u detyrohet edhe dhjetë golave dhe tetë asisteve të Adrianos në kampionat.

Për t’u nënvijëzuar kontributi i ishnumrit 7 kuqezi që ka shënuar edhe pesë herë në kupat kombëtare dhe ndërkombëtare ku Spartaku ka marrë pjesë.

ROBINJO- Kampion Italie me Milanin në sezonin 2010/2011, tashmë ai po e zhvillon karrierën e tij në Turqi me Sivasporin. Katër gola dhe dy asiste në 11 takime, janë një shifër pozitive për një 34-vjeçar që bën ekipin dhe tifozët e klubit të vogël turk të shpresojnë në një vend të pestë të paarritur më parë, kjo është edhe një meritë e Robinjos.

R.OLIVERA- Duhej të ishte zëvendësuesi i Shevçenkos, por rezultoi një meteor. Tashmë 38 vjeç, ai po përjeton një rini të dytë me Atletiko Mineiron, e cila renditet e para në këtë fillimsezoni të kampionatit brazilian.

Dy gola dhe dy asiste në katër ndeshje janë një ogur i mirë për sezonin e një tjetër ish-numri shtatë kuqezi.

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ VALENCIAS/ Trajneri Setien: Humbëm nga gabimet tona të shumta!

Delo.autor

AUBAMEYANG BIE “PRE” E IRRITIMEVE/ Tifozët e Arsenal “sulmojnë” lojtarin: Paguajmë për budalliqet tuaja… (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI ME TRANSFERIMIN/ Vinicius ka kushtuar më shumë se 45 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment