Futboll Seria A Sport

SPECIALE/ Goli i Balotellit momenti më i bukur në fitoren e “bujshme” të Italisë

Trajneri Roberto Mancini e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën me kombëtaren Italiane pasi ka mundur në një miqësore Arabinë Saudite me rezultatin 2-1. Katër herë kampionët e botës të cilët pas 60 vitesh nuk do të marrin pjesë në një kupë bote kanë nisur reformimin e saj në dirigjimin e Mancinit. Ish trajneri i Interit arriti të bëj rrotacion sa i takon futbollistëve që grumbulloi duke sjellur edhe emra të rinjë.

Lajmi tjetër ishte grumbullimi i sulmuesit Mario Balotelli i cili e justifikoi mjaftë mirë besimin e teknikut “axurr” duke shënuar një gol të bukur nga distanca. Kjo ishte edhe sfida ku mungoi edhe kapiteni legjendar Xhalixhi Buffon dhe vendin e tij e zuri një tjëter “Xhanluixh” si Donarumma. Ajo që bie në sy përtej rezultatit pozitv ishte mënyra sesi kombëtarja legjendare në kontinentin e europës luajti kundrejt një kundërshtari modest.

Italianët pretendojnë dhe me të drejtë duhet të marrin më shumë nga ekipi i tyre i cili duhet thënë ka prekur fundin me rezultatet zhgënjuese në 2 vitet e fundit.Nëse do të bëjmë një analizë sa i takon reparteve, italia lë shumë për të dëshiruar. Një mbrotje që “fut ujë”, një mesfushë pa ide dhe një sulm që edhe pse arriti ta dërgoi 2 herë në topin në rrjetë nuk pati eficesën e duhur.

Ndaj sic edhe e theksoi Mancini pas ndeshjes, Italia ka nevojë për një revulucion të madh për të arritur në nivelet e larta me qëllimin primar për të konkurruar denjësisht ashtu sic ka bërë në të gjithë historinë e saj në futbollin europian por edhe në atë botëror.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

“EURO 2020″/ Ish-trajneri Wenger nominon super favoritin e Europianit, kërcënimi vjen nga Anglia

Delo.autor

Arsenal/ Largohet Sanchez, ja kush e zëvëndëson

Q.Autor

LA LIGA/ Sevilla ndal Atleticon, “GËZON” Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment