Futboll Premier League Sport

Guardiola: Nëse Arsenal e thërret, unë nuk mund ta mbaj me zor…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha se do të ishte shumë i lumtur nëse Mikel Arteta do të ishte sërish ndihmësi i tij, por se nuk mund ta ndalojë nëse i vjen një ofertë për të drejtuar Arsenal.

Ish-mesfushori, që prej dy sezonesh punon me Guardiola në “Ettihad Stadium”, është mes kandidatëve për të zëvendësuar Wenger te Arsenal.

Guardiola tha: “Nëse ai qëndron me ne do të isha njeriu më i lumtur në botë, por nëse vendos të shkojë te Arsenal atëherë nuk mund ta mbaj me zor. Nëse ia ofrojnë këtë mundësi i takon atij të vendosë dhe të bëhet kundërshtari im.”

Më pas spanjolli shtoi: “Ai është ndër miqtë e mi më të mirë dhe unë dua gjithmonë më të mirët për ata që më duan. Së bashku bëmë 100 pikë në Premier League dhe treguam se dimë si të bashkëpunojmë. Do ta kuptoja plotësisht vendimin e tij për të shkuar te Arsenal, edhe pse dëshira ime është që të qëndrojë te City.”

Related posts

KORONAVIRUSI PARALIZON SERIE A/ Marotta: Inter është dëmtuar, kampionat fals!

Delo.autor

COVID-19/ Australia nuk do “Djokovic të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Delo.autor

THEU KARANTINËN/ Futbollisti i Manchester United filmohet duke pirë cigare teksa luan poker (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment