Futboll Premier League Sport

Guardiola: Yaya Toure, lojtari më i mirë në histori e futbollit

Menaxheri i Citizens e ka lavdëruar mesfushorin 34 vjeçar, i cili pritet ta bëj për herë të fundit paraqitjen në shtëpi të tij në City para pensionimit

Pep Guardiola ka pasur plot lavdata për Yaya Toure para largimit të tij nga Manchester City, derisa ka lavdëruar mesfushorin duke e quajtur si njërin prej me të mëdhenjve që ka luajtur për Cityn.

“Nesër është ndeshja e tij e fundit”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ne do të përpiqemi që ta fitojmë ndeshjen për të. Yaya është pjesë e këtij klubi, jo vetëm pse ka fituar trofe por për shkak se ai ka fituar zemrën e tij të fituesit tek të gjithë të tjerët duke e bërë atë të madh”, ka thënë ai.

“Ai është një lojtar i dashur, i qetë, ai e do futbollin dhe unë i dëshirojë atij plot sukses. Ai është futbollisti që e ka bërë këtë klub çdo herë edhe më të madh. Ai është njëri prej futbollisteve më të rëndësishën në histori të futbollit”.

Related posts

Lajm ‘BOMBË’ nga Anglia! Ja ekipi i ri i brazilianit Willian

Sadik.Autor

HEROI I NANTES NË FITOREN NDAJ PSG-SË/ Lafont: Neuer? Të gjithë e dinë kush jam

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË JORDI ALBA/ Nuk ka paqe për Barcelonën, ndalet një tjetër yll i katalanasve. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment