Futboll Sport

Hap fals i Parmës, Cesena e ‘përmbys’ në sekondat e fundit

Parma nuk ia doli të ruajë vendin e dytë të renditjes, pozitë që të çon direkt në Serinë A, pasi u mposht nga Cesena me rezultatin 2-1.

Emilianët, që këtë sezon janë shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian, ku mungojnë prej vitesh, kaluan të parët në avantazh, në fillim të pjesës së dytë.

Gjithsesi, vendasit përmbysën rezultatin në minutat e fundit të takimit, me anë të Moncinit, që shënoi dy herë në portën e Parmës.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për Cesenën, që tashmë merr frymë disi më lirshëm, pasi largohet nga zona e ftohtë, ndonëse shqetësimi do të vijojë deri në javën e fundit.

Nga ana tjetër Parma ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Play Off dhe do të luftojë deri në fund për t’u ngjitur direkt në Serinë A, bashkë me Empolin që ka blinduar pozitat në vendin e parë.

Related posts

ETHET E DITËS SË FUNDIT NË MERKATON E SUPERIORES/ Flet shefi i garave i FSHF: Afati deri në…

Delo.autor

VIDEO/ Gol i gjithi shqiptar, Valon Ethemi gjen sërish rrugën e rrjetës në elitën e Turqisë

F.autor

LIVE/ Starton sfida Watford-Arsenal

Delo.autor

Leave a Comment