Futboll Sport

Harrojeni Taren në Shqipëri! Oferta e re e Lacios blindon drejtuesin

Prej shumë kohësh emri i Igli Tares qarkullon në ambientet sportive shqiptare si kandidat potencial për të marrë drejtimin e FSHF-së. Vetë Tare e ka refuzuar këtë mundësi për momentin, ndonëse ka shprehur shpesh dëshirën që në të ardhmen të ulet në stolin e përfaqësueses shqiptare.

Megjithatë, mos pritni që kjo të ndodhë së shpejti. Drejtuesi shqiptar i Lacios është shumë pranë rinovimit me Lacion dhe me marrëveshjen e re, klubi është gati ta “blindojë” për një kohë të gjatë.

Sipas mediave italiane, shumë shpejt Tare do të firmosë një marrëveshje 5-vjeçare, sigurisht me përmirësime të ndjeshme të kushteve financiare, ashtu si edhe me më shumë fuqi vendimmarrje, meqë presidenti Lotito i beson atij verbërisht.

Në këtë mënyrë, Lacio do të largojë edhe çdo “pretendent” nga klubet e tjera italiane të cilat kanë hedhur sytë nga Tare, si dhe do të bëjë shumë më pak të mundur kthimin e tij në Shqipëri, për një rol drejtuesi në futbollin tonë, apo për të realizuar ëndrrën e tij që të ulet në pankinën kuqezi.

Related posts

RONALDO MUNGON/ Higuain i befason të gjithë me këtë deklaratë!

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Greca shtang “Demat” dhe barazon derbin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Veseli: Me Kosovën gabuam të gjithë, të marrim përgjegjësitë tona dhe të reagojmë

Sadik.Autor

Leave a Comment