Futboll Sport

Higuain e Dybala, konfirmime për listën e Botërorit

Trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit ka nisur një tur europian për të takuar personalisht të gjithë kandidatët, që ai vlerëson të denjë për të qenë në Botërorin “Rusi 2018”.

Jorge Sampaoli ndodhet prej dy javësh në kontinentin e vjetër, e të premten e ardhshme do të dorëzojë emrat paraprakë për Kombëtaren që do të ketë këtë verë në Rusi.

Brenda 14 majit, FIFA kërkon një listë të zgjeruar, që do të reduktohet në 23 futbollistë në fillim të qershorit. Mes lojtarëve, me të cilët Argjentina do të synojë të ulet në fron, aty ku dështoi në Botërorin e kaluar në finale, do të jenë edhe Gonzalo Higuain e Paulo Dybala.

Trajneri Sampaoli takoi dy protagonistët e Juventusit për më shumë se 3 orë në Torino. Sipas medieve argjentinase, të dy lojtarët morën konfirmime se do të jenë në turneun e kësaj vere. Higuain kishte munguar në dy miqësoret e fundit ndaj Italisë dhe Spanjës, duke shkaktuar polemika.

“El Pipita” duhet të përballet edhe me kritikët e mëdhenj në vendlindje, që nuk i falin golat e munguar në 3 finale të humbura, një në Botëror dhe dy në finalet e Kupës së Amerikës.

Për Dybala, diskutimi është më i komplikuar, pasi duket ende e vështirë përshtatja e tij në fushë me Lionel Messin. Mbetet gjithsesi për t’u vlerësuar gjendja e Sergio Agueros, që është operuar 2 muaj nga nisja e turneut dhe vuan ende probleme në gju.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Bayern Munich trullos Leverkusen me 2 gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Levante – Barcelona ndeshje e çmendur, Coutinho shënon het-trik

Sadik.Autor

JUVENTUSI NUK NDALET NË MERKATO/ Piketon kandidatin për “Topin e Artë”

F.autor

Leave a Comment