Bundesliga Futboll Sport

Historia e gjermanit të Frankfurt/ Mposhti kancerin dhe fitoi Kupën!

Disa thonë se karriera e një futbollisti është e shkurtër. Për Marco Russ të Eintracht Frankfurt, jeta në futboll është akoma edhe më e shkurtër. Të shtunën në mbrëmje, Russ erdhi nga stoli në minutën e 74 për të luajtur ndeshjen e tij të 25 gjatë këtij sezoni. Vendi: Olympiastadion i Berlinit. Rasti: finalja e 75-të e Kupës së Gjermanisë, kundër kampionëve të sapo kurorëzuar të Bundesligës dhe rekordmenëve të Bayern Munich.

Rikthehemi 4,403 ditë më parë, më 29 prill 2006. Russ është 20 vjeç dhe pasi ka bërë disa ndeshje të mira atë sezon në Bundesligë, e gjen veten në formacionin titullar për t’u përballur me bavarezët në edicionin e atij viti të finales së Kupës së Gjermanisë. Ai luan shkëlqyeshëm, por përvoja e Bayernit triumfon.

Më pas, në maj të vitit 2016 vjen pika më e ulët e karrierës së tij, kur me Frankfurtin në telashe, një test i rastësishëm droge zbulon që Russ që vuan nga kanceri i testikujve.

Pavarësisht nga kjo tronditje, Russ deklaron se është i aftë të luajë në ndeshjen e play-off kundër Nuremberg, pavarësisht nga autogoli i tij në ndeshjen e parë. Ai pastaj tërhiqet nga jeta publike për t’u përqendruar në rimëkëmbjen e tij dhe mposht sëmundjen, duke bërë një rikthim triumfues në ekipin e parë në fillim të vitit 2017.

Ai nuk u aktivizua në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku Frankfurti humbi përballë Borussia Dortmund një vit më vonë, dhe ai mund të ketë menduar se shansi i tij për fituar këtë trofe, tashmë kishte humbur. Por futbolli ka mënyrën e vet të vepruari.

Të shtunën në mbrëmje, Russ ishte në lojë dhe fitoi trofeun e famshëm, për herë të pestë në historinë e klubit. Me gjysmën e stadiumit të veshur me ngjyrat bardhë e zi, nuk mund të kishte moment më të bukur se ky.

Edhe pse ai ka vuajtur shumë, duhet të kujtojmë se Russ është 32 vjeç. Sigurisht që ka akoma rekorde për të thyer – një ndeshje tjetër do ta çonte në 300, numrin e ndeshjeve në Bundesliga – dhe ai do të presë me kënaqësi me një tjetër aventurë evropiane sezonin e ardhshëm.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-sulmuesi i Barcelonës shënon golin e vitit në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Setien largohet para ndeshjes me Napolin, yjet e Barcelonës duan legjendën e skuadrës si trajner

Delo.autor

Simeone: Unë në Itali? Jam i lumtur aty ku ndodhem

Sadik.Autor

Leave a Comment