Futboll Sport

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Skënderbeu ka vijuar serinë e humbjeve, ku ditën e sotme u mposht 3-1 në Gjirkoastër. Binte në sy elementi i ri dhe mungesa e titullarëve, por që për teknikun e korçarëve nuk përbënte problem pasi titulli është nisur për në Korçë. Festa do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkaq, ai nuk harron trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend, Kupën e Shqipërisë, pikërisht finalen kundër Laçit, ku kërkon që ta fitojë. Për këtë arsye ai zbulon se ka lënë lojtarët më rëndësishëm në Durrës, ku paradite kanë kryer stërvitje, pikërisht për të qenë në formë për Kupën e Shqipërisë.

“Ata që kanë ardhur te Skënderbeu, e meritojnë që janë këtu. Por, nuk mund t’i gjykojmë me një ndeshje. Ne nuk kemi presionin e rezultatit, por megjithatë, kam marrë një informacion për disa lojtarë që mund t’i afrohen pjesës kryesore të ekipit dhe kjo është më e rëndësishmja për ne. Ne e kemi mbyllur kampionatin dhe presim vetëm të festojmë ditën e mërkurë”.

“Unë kam bërë me pjesën kryesore të ekipit kam bërë stërvitje në Tropikal. Përveç marrjes së informacionit për lojtarët, jemi të përqendruar te finalja e Kupës. Qershia mbi tortë është ajo që kemi synim, mbyllja e sezonit në mënyrë fantastike”.

“Paralelisht, padiskutim që është ambicie personale. Kam qenë dy herë në gjysmëfinale, një herë me Skënderbeun në finale. Them të drejtën, e meriton ky qytet, tifozeria, por edhe ne që kemi bërë sezon goxha të mirë”.

Related posts

Milani “besnik”, refuzon Genoan për “yllin” e skuadrës

Q.Autor

Roma shfaq interes për Mateo Kovacic

Sadik.Autor

“TËRBOHET INTERI”/ Futbollisti zikaltër largohet ZYRTARISHT nga italianët

Sadik.Autor

Leave a Comment