Futboll Seria A Sport

Humbja me Interin/ Igli Tare shpërthen kundër këtij lojtari!

Lazio nuk ka mundur të kualifikohet në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi është mundur në shtëpi nga Interi me rezultatin 2-3. Drejtori sportiv, Igli Tare, në një prononcim për “Premium Sport” ka folur për të ardhmen e mbrojtësit Stefan de Vrij.

“Mbrojtësi duhet të respektojë kontratën që përfundon në qershor të këtij viti. Ka kaluar 4 vite mjaft të mira këtu në skuadër së bashku me shokët e tij. I urojmë gjithë të mirat dhe fat të mbarë në aventurën e tij të re”, është shprehur Tare.

Me shumë mundësi në merkaton e kësaj vere qendërmbrojtësi do t’i bashkohet skuadrës së Interit.

Kujtojmë që De Vrij shkaktoi një penallti mbrëmë kundër Interit, duke i hapur rrugën zikaltërve për të bërë përmbysjen e madhe dhe për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Related posts

TIRANA luan ndeshjen e parë/ “Fanatics” janë gati për spektakël: Të gjithë bashkë vetëm për…

Isa.Autor

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI ME PËRVOJË/ Barcelona tenton 31-vjeçarin e Çelsit

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus gati 40 milionë euro për yllin e gjigantëve spanjoll…

Delo.autor

Leave a Comment