Champions League Futboll Sport

Humbje me shije kualifikim, Liverpool rigjen finalen pas 11 vitesh (VIDEO)

Roma mposhti me rezultatin 4-2 në “Stadio Olimpico”, Liverpool-in, duke dal me nder nga Champions League. Të besuarit e Klopp rigjejnë finalen duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 7-6, pas fitores 5-2 në “Anfiel” një javë më parë. Ashtu si ndeshja e parë, edhe sonte spektakli nuk mungoi, me tifozët që u argëtuan, por anglezët e shijuan më shumë, pasi gjejnë në finale pas 11 vitesh.

PJESA E PARË – Roma e nisi në sulm ndeshjen duke rrezikuar me Dzeko, por ata që kalojnë në avantazh janë miqtë. Mane kaloi në epërsi menjëherë Liverpool-in pas një gabimi fatal në mesfushë të Radja Nainggolan (9’). Firmino përfiton nga ky gabim dhe pason për afrikanin Mane, i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë nga një pozicion i favorshëm përballë portierit Alisson. Ky ishte goli i parë i pësuar nga verdhekuqtë këtë edicion në Champions League në shtëpi. Verdhekuqtë përgjigjen me Dzeko, i cili ka një mundësi të shkëlqyer, por miqtë e mbyllin saktë. Në të 14’ Salah provon me një goditje të fuqishme nga distanca, por pret pa vështirësi portieri brazilian. Në aksionin e radhës Roma barazon ndeshjen pas një aksioni të shpejtë. Florenzi kroson në zonë, aty ndodhet, El ShaaraWy që e kthen për Dzeko, por Lovren në tentativën për ta larguar rrezikun gjuan fuqishëm dhe topi përfundon në rrjetë, pasi përplaset me Milner. Vendasit marrin zemër, por anglezët kërcënojnë. Aksion i rrezikshëm nga miqtë, Robertson kroson në zonë për Mane, i cili gjuan menjëherë drejt portës, por Alisson tregohet i vëmendshëm dhe largon topin në këndore. Gjithsesi Alisson dorëzohet një minutë më pas, pasi pas një goditjeje këndi Ëijnaldum dërgon sferën në rrjetë për herë të dytë duke e afruar Liverpool-in edhe më shumë me finalen (26’). Në të 35’ Romën e ndal vetëm shtylla pas një gjuajtjeje të sulmuesit e El Shaarawy.

PJESA E DYTË – El Shaarawy pasi fiton një top afrohet drejt zonës dhe gjuan drejt portës, me Karius që grushton topin, por sfera mbetet në zonë dhe aty përfiton Dzeko, që nuk fal duke e dërguar në rrjetë (52’). Roma hidhet e gjitha në sulm me EDF, që aktivizon edhe Under në vend të Pellegrinit, një minutë pas golit të barazimit. Under i afrohet golit me një gjuajte qendrore nga brenda zonës, por Under e kontrollon pa problem (60). 5’ minuta më vonë Roma i afrohet sërish golit me El Shaarawy dhe Dzeko, por verdhekuqtë shpërdorojnë dy raste të shkëlqyera në një minutë. Në këto minuta loja është mjaft e bukur me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadart, ndonëse vendasit janë më afër golit. 10’ minuta para fundit Dzeko ka një shans të shkëlqyer për të kaluar Romën në avantazh, por gabon përballë portierit. Nainggolan mban premtimin duke shënuar golin e fitore në minutën e 86’, me një gjuajtje të hidhur nga distanca, por Liverpool-i është ekipi që kualifikohet pas fitores në “Anfield”. Në fund Roma fitoi edhe një penallti, të cilën e ktheu në gol mesfushori Nainggolan

https://twitter.com/Estigarribiapy_/status/991755713050562560

Related posts

PREKËSE/ Mbërriti në Itali me gomone, lojtari i Romës përlotet kur tregon historinë e tij

Delo.autor

(VIDEO) Fiorentina ndëshkon Interin në fund, zikaltërit nuk arrijnë të dalin nga kriza

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Teuta: Të kuqtë kalojnë në avantazh, ka një dedikim special për golin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment