Futboll Sport

Igli Tare flet troç dhe godet rëndë futbollin shqiptar në tërsi

Ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, tani drejtor sportiv te Lazio dha një intervistë në “Rubrika Sportive”, në “RTSH”, ku foli për disa nga temat më të nxehta. Ai u ndal edhe te plagët e futbollit shqiptar dhe veçanërisht Kategorisë Superiore ku në ndeshjet e fundit fillojnë allishverishe.

“Ekziston paracaktimi i rezultateve në kampionatin shqiptar. Vendoset çdo gjë në tavolina dhe kjo është fatkeqësia që më largon mua nga kampionati shqiptar. Ndeshjet e kampionatit shqiptar në dy tre muajt e fundit nuk ia vlen të shkosh në stadium, sepse janë të përcakatuara në tavolina. Nëse vazhdohet me këtë mentalitet do të jetë tepër e vështirë për të rritur nivelin”, tha Tare.

Transferimi i Abazajt – “Thjesht kolegu im i Anderlechtit më ka kërkuar një opinionin për Abazajn si lojtar karshi tij dhe ishte pozitiv. Ai mund të luajë jo vetëm në Serie A, por edhe në Angli”.

Bashkëpunimi me Superioren – “Janë dy botë shumë të ndryshme, janë disa procese të ndryshme. Eshtë e vështirë, pasi ndonjëherë mendojmë se jemi më të zgjuar dhe krijon vështirësi. Tunkara te Flamurtari ka qenë shumë e lehtë për ta zgjidhur”.

Related posts

RENDITJA NË SUPERIORE/ Teuta “fituesja” e javës, Partizani +7 nga vendi i dytë. Zona e ftohtë është “zjarr” (FOTO)

Delo.autor

MILAN VAZHDON I PAMPOSHTUR/ Parma ndal “Kuqezinjtë” dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

FIRMOSI ME LIVERPOOLIN/ Portieri i dërgon mesazhin e lamtumirës Romës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment