Futboll Sport

Ilir Daja: Jetën e kam lidhur me futbollin, Kupa për qytetin e Korçës

Skënderbeu arriti të përmbyllë një sezon fantastik, që startoi me kalimin e 4 tureve të Europa Leagues dhe më pas vijoi me betejat e panumërta mes kampionatit, Europa Leagues dhe Kupës së Shqipërisë. Pikërisht këtë të fundit korçarët e fituan për herë të parë në histori, ndërsa bashkë me kampionatin, vulosën dominimin në këtë sezon të kampionatit shqiptar.

Pas 19 vitesh, rikthehet një trajner dhe një skuadër, të fitojë të dy trofetë. Sa i kënaqur jeni?
Jam shumë i lumtur për faktin që e mbyllëm këtë sezon me triumfin në të dy trofetë. Kemi bërë një sezon shumë të gjatë dhe të lodhshëm, duke kaluar 4 ture dhe marrë pjesë në grupet e Europa Leagues. Gjithashtu jemi të kënaqur që sjellim për herë të parë këtë trofe në Korçë. E meritojmë që të gjithë, duke filluar që nga kapiteni Shehi dhe të gjithë lojtarët, tifozët, e qyteti i Korçës. Mendoj se mundi, djersa e përkushtimi janë shpërblyer më së miri me këtë triumf të dyfishtë.

Falënderove të gjithë, por Kupën ta dhanë titullarët…
Te Skënderbeu ka një shpirt skuadre në nivelin maksimal. Për një trajner është shumë e rëndësishme që të drejtojë një skuadër me unitet të fortë dhe jam i bindur që të gjithë kemi kontribuar për të fituar këtë trofe sot, por edhe kampionatin.

Keni fituar gjithçka në Shqipëri. Keni objektiva të tjerë për të shtuar në CV-në tuaj?
Deri në kohën që do të jem në aktivitet, do të jem në kërkim për të gjetur të tjerë stimuj dhe për të realizuar të tjera arritje. Jam shumë i lumtur që punoj në kushte të tilla dhe uroj që të gjithë kolegët e mi të kenë të njëjtin fat dhe të punojnë mirë e të arrijnë suksese. Unë jam i lidhur me futbollin dhe gjithandej ku ka fusha futbolli, jam gati të provoj veten për të fituar, pak rëndësi ka nëse jemi brenda apo jashtë Shqipërisë.

Related posts

Panucci vazhdon zborin, lajme të mira para Norvegjisë

Sadik.Autor

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

Nuk e markoi siç duhet/ Pique i gjen një defekt Ronaldos: Mezi pret kontaktin, që të…

Sadik.Autor

Leave a Comment