Futboll Seria A Sport

“Insta Live” e brazilianit Douglas Costa që tërboi klubin e Napolit

Napoli ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke kritikuar ashpër lojtarët e Juventus-it për sjelljen e tyre “të turpshme dhe ofendueses” gjatë festimeve të titullit. Bardhezinjtë ngritën trofeun e Serie A bashkë me Coppa Italia ditën e shtunë dhe më pas bënë një xhiro me autobus përreth qytetit.

Gjatë evenimentit, disa lojtarë si Blaise Matuidi dhe Douglas Costa kanë bërë një video në “Insta Live” që kanë kapur disa banderola të turpshme. Kishte një fanellë ku shkruhej “Napoli m*t” por ai që tërhoqi vëmendjen ishte një arkivol me ngjyrat e Napolit dhe me emrin e Lorenzo Insigne.

“Jemi të tronditur nga sjellja e turpshme dhe ofenduese e disa lojtarëve të Juventus,” shkruhej në deklaratën e Napolit në Twitter. “Këto janë gjeste serioze që ofendojnë dinjitetin e njerëzve dhe një napolitani si Insigne. Është e papranueshme.”

Related posts

KLUBI I PLOTËSON DËSHIRËN ISH-KAPITENIT/ Koscielny afër ndarjes me Arsenal, nis aventurën tek…

Delo.autor

Po tradhtohet nga lojtarët? Ja çfarë thotë Zidane

Q.Autor

E BUJSHME/ Barcelona ishte një hap larg marrëveshjes me yllin Mbappe dhe pastaj tha “jo”, preferoi Dembele

Delo.autor

Leave a Comment