Futboll Seria A Sport

Interi në Champions, Thohir premton të ardhme të shkëlqyer

Ka entuziazëm të paparë në shtëpinë e Interit pas triumfit të çmendur ndaj Lazio-s dhe kualifikimin për në Champions Legaue. Për të uruar skuadrën dhe për të bërë të qarta idetë e klubit zikaltër për të ardhmen, ka menduar presidenti i Interit, Erick Thohir. Numri 1 i klubit milanez ka folur edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme për Interin.

CHAMPIONS – “Kur e mora Interin në vitin 2013, bëra të njëjtën gjë edhe me Pertamina-n. Ishte e vështirë sepse nuk jetoja aty çdo ditë e kështu formova jë skuadër të fortë menaxhimi. I kishim vënë objektiv vetes kualifikimin e Interit në Champions brenda 5 vitesh dhe ia dolëm mbanë këtë vit”.

TË ARDHURAT – “Suksesi i Interit qëndron te të pasurit lojtarë, trajnerë e drejtues të cilët ndajnë të njëjtin vizion dhe bashkëpunojnë. Falë 220 milionë tifozëve të Inter në Kinë, punojmë me Suning. Të ardhurat në arkat e Interit janë në rritje të vazhdueshme dhe kemi arritur shifrën 220 milionë dollarë. Pas kualifikimit në Champions League kam bindjen se do të kalojmë shifrën 300 milionë dollarë”.

SPALLETTI – “Për të arritur këtë objektiv do të mbajmë Spalletti-n në stol, do të shtrëngojmë fort lojtarët e nevojshëm sipas trajnerit, do të përforcojmë mbrojtjen me blerje të reja dhe sigurisht duke ndërtuar të njëjtin Inter. Dua të falënderoj tifozët të cilët në këto 5 vjet kanë mbështetur klubin, lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit të cilët e çuan Interin në Champions League”, – ka deklaruar Thohir pas suksesit të zikaltërve në javën e fundit të Serie A këtë sezon.

Related posts

BEFASON DE BIASI/ E vështirë të punosh me SHQIPTARËT, fluturojnë shpejt

Isa.Autor

KUKËSI-PARTIZANI/ Skuadra e Dajës dyfishon shifrat, realizon edhe Solomon (VIDEO)

Delo.autor

“Balerini” Neymar/ Njeriu që shkatërroi Maradonën i tërheq veshin brazilianit

Isa.Autor

Leave a Comment