Futboll Sport

INTERVISTA/ “Ylli” i Kombëtares i “shpraz” të gjitha: Nga problemet me pasaportën e Kosovës e deri te kufjet në vesh/ Njihuni me ta pathënat e Eros GREZDËS

Eros Grezda është një nga lojtarët shqiptarë që po spikat në kampionatet europiane, konkretisht në atë kroat. Me skuadrën e Osijekut ai bën mjaft mirë, por gjithashtu edhe në kombëtaren shqiptare tashmë ka fituar një vend titullari.

Në një intervistë për Supersport, Eros Grezda i ka thënë të gjitha. Nga “Arena Kombëtare” që ka nisur të ndërtohet kur Erosi ka marrë ftesën nga kuqezinjtë e deri te arsyeja se pse mban kufjet në vesh, mesfushori i Kombëtares tregon gjithçka.

FILLIMET – “Kam qenë disa ndeshje të Kombëtares me familjen dhe është një ndjenjë emocionuese. Tani që po ndërtohet stadiumi, besoj se do të jetë shumë i bukur dhe ne do të kemi një impiant të ri ku do luajmë”.

OSIJEKU – “Transferimi im te Osijeku ishte një hap i qëlluar nga ana ime. Kampionati kroat është mjaft i mirë. Për mua ka qenë një vit i suksesshëm. Kur erdha te Osijeku të gjithë i dinin aftësitë e mia. Është një ekip që i mbështet shumë lojtarët e rinj në të gjithë aspektet”.

MARRËDHËNIA ME TË TJERËT – “Pika ime më e fortë është kur jam një për një me një mbrojtës. Pika më e dobët është loja në ajër. Mundohem gjithmonë që shokët e skuadrës t’i respektoj. Ata ma kthejnë në të njëjtën monedhë dhe jam i shumë i lumtur”.

PANUÇI – “Kthesa ime ka qenë ndeshja me Kombëtaren. Me ardhjen e Panuçit u hap një derë me mua. Besoj se jam paraqitur mirë kur jam aktivizuar. Dua të falënderoj. Jemi me trajner të ri. Besoj që na mungojnë pak minutat e futbollistëve të tjerë me ekipet e tyre. Izraelin e njohim mirë. Skocia me sa kam parë unë ka një ekip kualitative, megjithatë ne do të provojmë rezultate pozitive”.

FËMIJËRIA – “Unë kam kaluar një fëmijëri të vështirë dhe me pasaportën e Kosovës ishte shumë e vështirë të dilje në Europë. Kam ndërruar shumë klube dhe vend, derisa arrita moshën që nënshkruaj një kontratë profesionale. Unë jam nga Gjakova dhe ne jemi tifoz të flaktë të kombëtares shqiptare. Asnjëherë s’e kam vënë në dyshim, por vetëm kam pritur ftesën e kuqezinjve”.

E ARDHMJA – “Jam lojtar i Osijekut. Ka pasur disa oferta. Kur të hapet merkatoja do të shohim. E rëndësishme është mos të bëj një hap të gabuar. Më pëlqen kampionati gjerman dhe ka shumë hapësira. Pse jo? Edhe kampionati anglez më tërheq. Shoh shumë kampionatin spanjoll dhe jam tifoz i madh i Real Madrid. “Topin e Artë” e fiton Ronaldo”.

VESHJA – “Kufjet në vesh i mbaj gjithmonë sepse ashtu motivohem. Më pëlqen muzika latine dhe ashtu gjej qetësinë time. Për sa i përket veshjes nuk më pëlqen të ekspozohem shumë. Jam njeri i thjeshtë. Çfarë më pëlqen e blej, por nuk jam i fiksuar pas gjërave të shtrenjta”.

Related posts

Hamilton fiton provat zyrtare në Silverstone, ndjekin Vettel e Raikkonen

Isa.Autor

Zbulohen formacionet: Milan-Arsenal

Q.Autor

ISHTE SHUMË PRANË STOLIT TË ROMËS/ Zbulohet kushti që “dogji” Panuçin

F.autor

Leave a Comment