Sport

Ivan Balliu në “ankand”/ Katër skuadra spanjolle duan mbrojtësin kuqezi

Ivan Balliu mbrojtësi kuqezi kombëtares kuqezi, i cili aktualisht luan për francezët e Metz, ka ngërthyer interesin e disa klubeve në La Liga-n Spanjolle, duke përfshirë Girona, e cila do të ishte mjedisi më i afërt katalonas për të.

Sekretari teknik i Girona, Quique Cárcel, po punon në përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri dhe ka vazhduar të komunikojë prej disa javësh me lojtarët e mundshëm të së ardhshmes. Njëri prej tyre është ish-mbrojtësi i Caldes de Malavella, Ivan Balliu, që dëshiron të luajë përsëri në Spanjë.

Siç ka mësuar “Mundo Deportivo”, kontakti i parë ishte ndërmjet “Wasserman”, agjencisë që përfaqëson Ivan Balliun dhe emisarëve të Girona, për të kuptuar më mirë situatën. Për momentin nuk ka ofertë zyrtare, por opsioni për të luajtur në “Montilivi” është tërheqës për Balliun, i cili mban një miqësi të madhe me lojtarët e Girona, si Carles Planas dhe Marc Muniesa.

Lojtari ka lënë shenja të mira në Spanjë, ndaj Girona ka disa konkurrentë, të cilët, gjithashtu, janë të interesuar të marrin shërbimet e anësorit, si Levante, Eibar apo Leganes.

Related posts

PRAPASKENA/ Moggi refuzoi të paguajë 10 milionë euro për Ronaldon 15 vite më parë…

Isa.Autor

BELGJIKË-FRANCË/ Pritet një sfidë mjaft e fortë dhe e hapur nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBYLLËN SEZONIN ME PIKË TË BARABARATA/ Ja pse Tirana parakalon “Gjirokastritët” në renditjen përfundimtare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment