Futboll Sport

Ja 38 ndeshjet që kanë tronditur ambientin e Partizanit në 5 vite

Nën drejtimin e presidentit Gaz Demi, Partizani ka qenë një nga klubet më të investuara në Kategorinë Superiore, por blofet që ka bërë ekipi në pesë sezonet e fundit kanë bërë që “demat” të mbeten pa trofe. Dështimet në ndeshje specifike mund të kenë pasur edhe prapavijë, pasi ata përkojnë edhe më ndryshime në stolin drejtues.

Dështimet më të mëdha përkojnë me skuadra të zonës së poshtme të renditjes, që në fund zbritën nga kategoria. Te këto blofe bëjnë pjesë edhe ndeshje të përfolura, siç ishte derbi i shkurtit të 2014-ës, ku me atë fitore Tiranës iu hap drita jeshile për të mbijetuar në Superiore. Edhe dy eliminimet nga Kupa me Laçin janë përfolur asokohe, por që nuk u vërtetuan si pakt mes klubeve përkatëse. Pas një analize të këtyre sezoneve, “Panorma Sport” më poshtë do të radhitë disa nga blofet kryesore të Partizanit në pesë sezonet e fundit, ku më të shumtat janë në këtë edicion, të cilit i duhen edhe pesë javë që të mbyllet.

2013-2014 Ky sezon përkon me kthimin e Partizanit në Superiore, pas një kalvari katërvjeçar në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Blofi i parë në këtë sezon u regjistrua në javën e tetë, ku pas fitores 1-0 në derbin e parë me gol të Demirit, të kuqtë shkërmoqen 2-0 në Lushnjë. Dështimi i dytë është në derbin e 7 shkurtit, kur Tirana fitoi 1-0.

Ky takim u përfol si një pakt mes klubeve që të shpëtonin bardhblutë. Ky blof përkoi edhe me shkarkimin e trajnerit Hasan Lika dhe gradimin e përgatitësit atletik, Marko Sampaio si trajner i parë. Portugezi u largua pas humbjes 2-1 në “Qemal Stafa” nga Skënderbeu në javën e parafundit, pasi me këtë blof të kuqtë mbetën jashtë Kupave të Europës.

Related posts

REAL MADRID-BETIS/ “Superman” Courtois, portieri shlyen gabimin e Varane (VIDEO)

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË “BOMBERI”/ Vlahovic një hipotezë e nxehtë edhe Icardi në listën e Juves

Delo.autor

Mkhitaryan: Ai është numri 10 më i mirë

Q.Autor

Leave a Comment