Futboll Sport

Juve mbyll nënshkrimin me Emre Can, zyrtarizohet pas finales së Champions-it

Transferimi i mesfushorit gjerman në Seria A mund të konfirmohet këtë muaj, pasi përfundimi i Ligës së Kampionëve është gjatë rrugës. Mbeten edhe pak kohë që marrëveshja e mesfushorit në fjalë në “Anfield” të përfundojë. Liverpool nuk ka qenë në gjendje të pajtohet me kushtet e reja të 24-vjeçarit dhe ka dhënë dakordësinë për largimin e tij.

“Goal” kupton se Can është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin, ndërsa burimet mediatike nga Italia pretendojnë se do të fitojë rreth 5 milionë euro në vit, plus bonuset. Zyrtarizimi i këtij transferimi ka të ngjarë të bëhet pasi Liverpool të ketë luajtur finalen e Ligës së Kampionëve me Real Madridin në Kiev, më 26 maj.

Ai udhëtoi me skuadrën e Jurgen Klopp për në kampin e trajnimit të motit të ngrohtë, në Marbella, të mërkurën, dhe është vendosur të rifillojë trajnimin në Spanjë. Kjo ngre mundësinë që ish-lojtari i Bayern Leverkusen të përfshihet në listë për sfidën Real Madridit, edhe pse duhet të provojë përshtatshmërinë e tij për Klopp, para se të mund të konsiderohet për një vend në stol.

Që kur u bashkua me Liverpool, në vitin 2014, ai ka bërë 166 paraqitje, duke shënuar 14 gola. Emre Can ka qenë subjekt i interesimit të klubeve të shumta, sapo u bë e qartë se një marrëveshje e re në “Anfield” ishte e pamundur. Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë bërë të gjitha përpjekjet, por Juventusi duket se e ka fituar garën.

Related posts

SHPALLET KAMPION NË “FA CUP”/ City “shkatërron” Watford dhe arrin tripletën historike

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Serie A për COVID-19: Njerëzit s’e kuptojnë, është çmenduri, si film

Delo.autor

SIMEONE DREJT LARGIMIT/ Gati rokadave e stolave në Europë, ja kandidati i parë

Delo.autor

Leave a Comment