Futboll Sport

Juve-Milan, statistikat e përplasjeve në Kupë

Juventusi do të kërkojë të konkretizojë edhe një herë dopietën kampionat-kupë. Titulli i Serisë A ende nuk është mbyllur matematikisht, por është çështje golaverazhi dhe 16 golat avantazh që bardhezinjtë kanë ndaj Napolit janë praktikisht të parikuperueshëm në dy javët e mbetura. Përballë bardhezinjve qëndron Milani, që synon këtë vit Kupën e Italisë për të shpëtuar një sezon me luhatje.

Kjo është hera e 5-të që torinezët dhe kuqezinjtë përplasen në finale të Kupës. Bardhezinjtë kanë triumfuar 3 herë, në vitet 1942, 1990, kur finalja luhej me dy takime, si dhe në 2015-ën, ndërsa suksesi i vetëm i ekipit nga Milano ka ardhur në vitin 1973.  Juventusi dhe MIlani, duke përfshirë dhe Superkupën e Italisë dhe Champions League-n kanë sfiduar njëri-tjetrin 5 herë në finalet e ashtuquajtura ndeshje teke. Në të 5 rastet është dashur koha shtesë për të përcaktuar fituesin, madje 4 herë dueli ka mbërritur te penalltitë. Përsa i përket ndeshjeve të drejtëpërdrejta në Kupën e Italisë, Juvja ka fituar 10 nga 24 sfidat, 7 herë kanë triumfuar kuqezinjtë, teksa 7 takime janë mbyllur në barazim.

Bardhezinjtë e kanë fituar 12 herë Kupën e Italisë dhe kanë edhe rekordin e të vetmes skuadër që e ka koleksionuar këte trofe për tre sezone radhazi nga viti 2014 në 2017-ën, kurse Milani e ka mbyllur si skuadra më e mirë e kompeticionit në 5 raste. Gjatë këtij edicioni të “Coppa Italia”, si Juventusi edhe Milani nuk kanë pësuar gol në 4 takimet e zhvilluara dhe pavarësisht se në letër skuadra e Allegrit ka më shumë cilësi, kjo mbetet një supersfidë mjaft e ekuilibruar.

Related posts

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Delo.autor

Katastrofë tek Juventusi/ Përfundon sezoni për mbrojtësin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment