Futboll Sport

Kategoria e Parë mbyll siparin, dramë në Pukë dhe Peqin

Kategoria e Parë sot ka ulur siparin e sezonit 2017/18. Prej katër javësh ishim njohur me skuadrat që sezonin e ardhshëm do t’i shohim në Superiore, ndërsa ka pasur dramë për ekipet që kanë kërkuar qëndrimin në të Parën.

Nëse Tirana dhe Kastrioti e kishin siguruar kalimin në Superiore edhe pa u luajtur dy përballjet e sotme, ekipet që luanin në zonën “play-out” e kishin çdo gjë të vështirë. Sa iu përket ndeshjeve të tjera të skuadrave të zonës që të çon në Superiore, pothuajse kanë qenë miqësore qysh prej një muaji.

Vëmendja sot ka qenë e zhvendosur në dy përballjet direkte të skuadrave që kanë diskutuar mbijetesën deri në sekondën e fundit të takimit.

Në Pukë çdo gjë është përcaktuar në minutën e fundit. Kristian Prendi arriti që të shënoi golin në minutën e 94-t të ndeshjes, ku Korabi arriti që të fitojë dhe të rrëzojë në një kategori më poshtë Tërbunin. Dramë për ekipin e Krepit, i cili në fillim të sezonit ndërtoi një grup me pretendime, por në fund, pikërisht në sekondën e fundit e sheh veten në një kategori më poshtë. Vllaznia B nesër do të mësojë se me kë do të përballet në zonën “play-off”, pasi diskutohet mes Albpetrolit dhe Orikumit, të cilat nesër kanë sfidën finale.

Në Peqin e ka nisur me gol skuadra mike, Naftëtëri, të cilët me anë të Gjokës arritën që të zhbllokonin rezultatin, por Obot në minutën e 44-t baraspeshoi rezultatin në 1-1 duke e mbajtur në garë Shkumbinin deri në fund për të siguruar zonën “play-out”, ku do të ndeshet të mërkurën me Veleçikun që sot siguroi vendin e dytë në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Naftëtari qëndron vetëm një vit në të Parën dhe rikthehet në kategorinë e “të panjohurve”.

Kategoria e Parë

Grupi A, “play-off”

Kastrioti – Egnatia 2-3
Shënues: Marko 29’, Çutra 70’ (p) / Chimuchem 41′, Beji 64’, Dosti 93’

Dinamo – Erzeni 0-3
Shënues: Xhixhiua 45′, Troplini 49’, Xhemalaj 88’

Besëlidhja pushim

Renditja: Kastrioti 39 pikë, Egnatia 30 pikë, Erzeni 28 pikë, Besëlidhja 20 pikë, Dinamo 14 pikë

Grupi A, “play-out”

Tërbuni – Korabi 0-1
Shënues: Prendi 94’

Burreli – Vllaznia B 2-0
Shënues: Danaj 43′, Ajazi 45′

Besa pushim

Renditja: Korabi 23 pikë, Burreli 22 pikë, Besa 22 pikë, Vllaznia B 21 pikë, Tërbuni 19 pikë

Grupi B, “play-off”

Tomori – Apolonia 1-1
Shënues: Mitraj 50’ / Prifti 35’

Tirana – Bylis 2-1
Shënues: Greca 30’, 61’/ Murataj 45’

Pogradeci pushim

Renditja: Tirana 42 pikë, Bylis 29 pikë, Apolonia 24 pikë, Tomori 22 pikë, Pogradeci 22 pikë

Grupi B, “Play-out”

Turbina – Iliria 5-3
Shënues: Qorri 27’, 79’, 85’, Dollani 53’, Shkreta 71’ /  Turkaj 15’, Bardhi 69’, 74’

Shkumbini – Naftëtari 1-1
Shënues: Obot 44′ / Gjoka 13’

Shënkolli pushim

Renditja: Iliria 23 pikë, Shënkolli 22 pikë, Turbina 21 pikë, Shkumbini 16 pikë, Naftëtari 16 pikë

Related posts

Klose kthehet te Bayern: Mezi po pres të filloj nga puna

Sadik.Autor

Luftëtari ka mundësinë të barazojë Skënderbeun, ja për çfarë bëhet fjalë

Sadik.Autor

NUK KA MË DILEMA/ IBRA shumë pranë MILANIT, vendos UEFA fatin e kuqezinjve

Isa.Autor

Leave a Comment