Futboll Sport

Kina ndryshon mendje, i thotë “jo” Iniesta-s si futbollist

Nuk do të jetë Chonquing Dandgai Lifan skuadra e ardhshme e Andres Iniesta. Mesfushori spanjoll ka zyrtarizuar largimin e tij nga Barcelona, duke specifikuar se do ta vazhdojë karrierën e tij jashtë Europës, por pa dhënë detaje të tjera.

Kur dukej se gjithçka ishte gati për transferimin e mesfushorit të Barcelona-s, klubi kinez ka bërë të ditur me një komnikatë për shtyp se operacioni nuk do të realizohet.

“Për sa i takon zërave në lidhje me ardhjen e Iniesta-s te Chongqing Dangdai Lifan, klubi kujton se do të bëjmë investime të arsyeshme dhe nuk do të dalim kundër politikës së federatës. Do të bashkëpunojmë me Andres Iniesta, por nuk do të vijë këtu si lojtarë”, lexohet në komunikatën e Chongqing.

Një hap mbrapa, me pak fjalë, në krahasim me atë që kishte deklaruar presidenti i klubit kinez, Gong Daxing, i cili është shprehur optimist në ditët e kaluara për blerjne e mesfushorit “blaugrana”.

Related posts

Vendimi i FIFA-s/ Ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës (FOTO)

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Mesfushori shqiptar shndërrohet në lider, Ajaccio i beson shiritin e kapitenit

Delo.autor

HUMBJA NË “WIMBLEDON” LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për…

Delo.autor

Leave a Comment