Futboll Seria A Sport

Kina ‘thërret’ Hamsik, sllovaku në dilemë

Marek Hamsik është gati të barazojë rekordin Julianos, përsa u përket ndeshjeve të luajtura në Serinë A. Këtë të diel Napoli do të luajë ndaj Sampdorias dhe për Hamsik ajo do të jetë ndeshja e 394 me fanelën e kësaj skuadre.

Por e ardhmja e tij te napoletanët duket se është vënë në dyshim. Sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, sllovaku ka admiruesit e tij në Kinë dhe një prej tyre është skuadra Guangzhou Evergrandes ku janë edhe vëllezërit Cannavaro. Hamsik nga ana e tij po e mendon një lëvizje të tillë, sigurisht pa harruar lidhjen që ai dhe familja e tij ka me qytetin e Napolit.

Pak javë më parë Hamsik realizoi edhe golin e 100 me fanelën e Napolit, duke vendosur kështu një tjetër rekord personal me fanelën e napoletanëve.

Related posts

“KATAR 2022″/ Panik tek kombëtarja europiane, infektohet me koronavirus trajneri…

Delo.autor

ZYRTARE/ Blerja e parë për sezonin e ri, lojtari hedh firmën me Milan

Delo.autor

E TURPSHME/ Futbollisti i Premier League akuzohet për përdhunim në grup

Delo.autor

Leave a Comment