Futboll Sport

Klopp tregon mënyrën se si mund të mposhtet Real Madrid

Jurgen Klopp beson se dëshira, qëndrimi dhe niveli i punës mund të ndihmojë Liverpoolin që të mposhtin kampionët e Evropës në finale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool ditën e shtunë do të kërkojë titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve, njëherit kërkon t’i jap fund dominimit të Real Madridit në Evropë.

‘The Reds’ janë në finale të kësaj gare për herë të parë që nga viti 2007.

“Real Madrid ka shumë përvojë. Përvoja është e rëndësishme në jetë, por nuk është e vetmja gjë”, ka deklaruar Klopp.

“Nivelin e tyre mund të arrini me dëshirë, qëndrim dhe punë, kjo është arsyeja pse e dua futbollin”.

Klopp tutje ka shtuar se lojtarët e tij duhet të tregojnë trimëri ndaj Realit, siç bën ndaj Cityt dhe ndaj Romës

Related posts

SHKRUAN HISTORINË ME KOMBËTAREN/ Elseid Hysaj lë pas Lorik Canën dhe bëhet lojtari me më shumë ndeshje

F.autor

E ARDHMJA E CR7 NË DYSHIME/ Menaxheri Mendes zbulon planet e “Jashtëtokësorit” të Juventus

Delo.autor

ZBULOHET OBJEKTIVI I SË ARDHMES/ Juventusi siguron talentin brazilian, ja pse thirret “Gazolina”

Delo.autor

Leave a Comment