Champions League Futboll Sport

Kroos synon Championsin e katërt, ja çfarë thotë para ndeshjes

UEFA e ka cilësuar këtë javë si “Java e Champions League” për shkak të supersfidës që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Kievit mes Liverpool dhe Real Madrid. Gjigantët spanjollë kërkojnë që të ngrenë titullin e 13-të në historinë e këtij kompeticioni, por përballë do të kenë një kundërshtar tepër të fortë siç janë “The Reds”. Djemtë e Jurgen Klopp do të tentojnë të japin maksimumin në fushën e blertë për t’u kthyer në “Anfield” me trofeun e vetëm të këtij sezoni.

Mesfushori gjerman i “Los Blancos” në një intervistë për UEFA-n, ka folur para përballjes së “nxehtë” të 26 majit ndërsa ke theksuar që do t’i shërbejë skuadrës për të arritur objektivin. Ndër të tjera ai shtoi se titulli i vitit (në UCL) të kaluar është një nga më të bukurit që ka arritur deri më tani në karrierë. 28-vjeçari synon që të ngrejë trofeun e katërt në Champions, pasi një e ka fituar me Bayern Munich(2013) dhe dy me Realin (2016,2017). Në Kiev ai do të synojë të ngrejë të katërtin në karrierën e tij.

Do të preferonit gjuajtje përfekte apo pas përfekt?

Do të zgjedh pasin sepse është stili im i lojës. Është më e rëndësishme për skuadrën që të jap një pas të mirë sepse kemi lojtarë të tjerë që gjuajnë shumë mirë.

Keni fituar tri herë Champions League, ku renditet kjo në karrierën me klubin tuaj?

Champions League është një kompeticion shumë i rëndësishëm, t’a fitosh tri herë është e pabesueshme. E kam fituar me Bayern në 2013-ën, por nuk munda të luaj në finale sepse isha i dëmtuar, por të luaja në Milan për herë të parë ishte shumë ndeshje e veçantë. Gjithashtu ishte e speciale sepse luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë. Mendoj që emocionet më të mëdha i kam përjetuar në 2016-ën.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Rezultoi me DOPING, 1 vit pezullim për sulmuesin “axurr” (FOTO)

Isa.Autor

Shorti i Serisë A/ Skuadrat italiane mësojnë sot përballjet e sezonit 2018-2019

Isa.Autor

E DHIMBSHME/ Argjentinë-Irak: Lojtari njoftohet për TRAGJEDINË pas zëvendësimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment