Futboll Sport

Kukësi akord me portierin e Kosovës, Enea Koliçi drejt Partizanit

Kukësi po merr masa për përforcimin e ekipit, pasi Kupat e Europës nuk janë shumë larg. Me datë 11 qershor ekipi do fillojë grumbullimin dhe stërvitjen në Tiranë dhe katër ditë më pas verilindorët do udhë- tojnë drejt Sllovenisë për të zhvilluar fazën përgatitore.

Kukësi është në fazë organizimi dhe dy lojtarë janë larguar zyrtarisht, Amido Balde e Eni Imami, e në rrugën e tyre janë të paktën dhe 5 futbollistë të tjerë. Mos harrojmë që nga Kukësi është larguar, transferuar drejt Ostende futbollisti më i mirë i saj, Sindrit Guri. Paratë që do vijnë nga shitja e Gurit do forcojnë dukshëm financat e klubit. Por, përveç largimeve, drejtuesit po mendojnë seriozisht për afrime cilësore.

Deri tani janë lakuar shumë emra, por me asnjë prej tyre nuk është konkretizuar marrëveshja. Gjithsesi, përforcimet kanë nisur nga porta. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit po bëhen gati për një goditje të madhe për portën. Ai është “gardiani” i Kombëtares së Kosovës, Faton Maloku.

Kukësi ka arritur marrëveshjen me numrin një të Gjilanit, i cili është një portier me mjaft potencial. Ai është shpallur në formacionin më të mirë të vitit 2017 dhe 2018 në Kosovë dhe është pjesë e Kombëtares së tyre. Kur të përfundojë grumbullimin me Kombëtaren, Maloku do i bashkohet Kukësit, ku pritet të firmosë një kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi dhe një vit tjetër. Ai ka lindur më 14 qershor 1991 në Kosovë dhe është rreth 1.90 metër i gjatë.

Largimi – Me shumë gjasa afrimi i Faton Malokut do të sjellë edhe një largim te skuadra verilindore.  Shanset janë të mëdha që Enea Kolici të largohet përfundimisht, pasi ardhja e portierit të Kombëtares së Kosovës do ngushtojë hapësirat për të. Në fakt qëndrimi i pogradecarit të portës së Kukësit ka qenë dhe është në dyshim, pasi paraqitjet e tij këtë sezon ishin me ulje-ngritje, gjë që nuk i ka pëlqyer presidentit Gjici.

Rreth 8 javë në fazën e katërt ishte portieri i dytë i Kukësit, Frashëri, ai i cili i zuri vendin e titullarit Koliçit, e në fakt korçari u paraqit me të vërtetë mirë deri në momentin që u dëmtua në ndeshjen TeutaKukësi fazën e katërt. Paga e lartë e Koliçit është një tjetër element që nuk pranohet nga kreu i klubit, pasi lojtari nuk ka pranuar që të ketë ulje të saj.

Kështu që Koliçi do të jetë në kërkim të një tjetër skuadre, gjë të cilën ka nisur ta bëjë që pa u mbyllur kampionati. Alternativa e tij më e mundshme është ajo e Partizanit, ku të kuqtë mësohet se kanë pasur edhe kontratë me 32-vjeçarin.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Pellegrini nuk dëshiron transfertën, ylli i West Ham bën gati valixhet

Isa.Autor

KUJTON MAKTHIN/ Milik: Nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar te Napoli

Delo.autor

KAPITENI DREJT LARGIMIT NGA “GALAKTIKËT”/ 3 arsyet pse është koha që Real Madrid të shesë Ramos

Delo.autor

Leave a Comment