Futboll Sport

Kupa e Italisë, Allegri është i pangopur me Juventusin, por…

Massimiliano Allegri nuk është i lumtur me trofeun e kampionatit, por kërkon më shumë. Tekniku i bardhezinjve mendon për të koleksionuar sa më shumë trofe këtë vit, duke qenë se në Europë dështoi. Ndërsa ai “driblon” kur pyetet nga gazetarët se emri i tij po qarkullon në klube të tjera të Europës. Madje i druhet lojës së Milanit nën drejtimin e Gattuso-s, por edhe mungesave që ka në formacion.

Trofeu i Kupës – “Të flasësh për titullin kampion sot nuk ka kuptim, sepse nesër është Kupa dhe të shtunën nuk e di se çfarë do më duhet të them. Kupa për ne është e rëndësishme sepse edhe vitin e shkuar ishim pak më para dhe ky trofe duhet të hyjë në historinë e Juventusit. Duhet të bëjmë një ndeshje me entuziazëm të madh, kundër një Milani që ka ekip të shkëlqyer. Milan – Juventus, përherë kanë qenë takime të ekuilibruar. Për titullin kampion nuk mund të flas për aq kohë sa matematika nuk na lejon”.

Gattuso  – “Rino është një apasionuar në futboll, është një kokë e madhe, e shihja se ai donte të bëhej trajner. Nuk është e lehtë të ulesh në pankinën e Milanit, sepse gjeti situatë aspak të lehtë. Është treguar i zoti, sepse Milani me të ka marrë rezultate të mrekullueshëm. Është treguar i zoti për karrierën e tij. Ai dhe Inzaghi. Rino e ka nisur nga Lega Pro dhe më duket akoma më i çmendur. Nesër në mbrëmje shpresoj që të nxehet dhe pak, sepse dua që të thotë se Milani nuk shkoi mirë”.

Skuadra – “Janë të gjithë mirë, përjashtim bëjnë Chiellini dhe Hoëedes. Milani mund të na vërë në vështirësi, sepse lojtarët e tyre janë shumë teknikë. Është një finale e ekuilibruar dhe teknike”.

Në rast fitoreje – “Në rastin e Kupës ose jo, nëse Juventus fiton kampionatin do të jetë për herë të shtatë radhazi, diçka e paimagjinueshme. Neve na kanë bërë mirë kritikat dhe na kanë ndihmuar që të përmirësohemi, kemi punuar përherë për t’u përmirësuar. Nuk pres duartrokitje, por që djemtë t’iu dhurojnë një tjetër mbrëmje të bukur tifozëve, drejtuesve dhe mua”.

Në merkato – “Kemi bërë një punë të mirë dhe të dielën duhet që ta mbyllim të paktën me një pikë. Këta djem më kanë dhënë emocione të mëdha dhe unë kam dhënë mbështetjen time, sepse kënaqem kur bëj stërvitje”.

Related posts

Sulmuesi i Milanit arrin akordin me Atletikon e Madridit, kuqezinjtë duan ish-lojtarin e Juventusit

Isa.Autor

Portugalia humbet mbrojtësin Pereira për Botërorin

Sadik.Autor

Liverpool/ Carragher: Shiteni Coutinhon, por vetëm me një kusht

Q.Autor

Leave a Comment