Futboll Sport

Laçi rikthehet te fitoret, me përmbysje spektakolare ndaj Skënderbeu

Një ndeshje e hapur në Laç, me raste nga të dyja anët, por me korçarët që iu afruan të parët golit dhe e arritën më anë të sulmuesit Ali Soëe, autor i dy golave madje. Kurbinasit shënuan me anë të Lulajt. Futbollisti nga Gambia arriti të shfrytëzonte një vertikalizim dhe i vetëm me Gentian Selmanin kaloi në avantazh Skënderbeun. Më parë ai kishte pasur mundësi të shënonte që në minutën e 16-të, por në të dyja rastet goditja e tij gjeti devijimin e portierit të kurbinasve dhe në momentin final ndërhyri mbrojtësi Fangaj, duke i hequr mundësinë e golit.

Reginaldo për kurbinasit vuri në vështirësi Shehin, që ndaloi sulmuesin e Laçit, ndërsa Uzuni brenda zonës nuk diti të gjejë rrugën e rrjetës, duke goditur jashtë kuadratit. Skënderbeu arriti të realizojë golin e dytë në të 39’ minutë, këtë herë pas një skeme në një goditje dënimi. Radas-Dita-Soëe dhe ky i fundit pranë portës nuk e kishte të vështirë të shënonte. Kurbinasit u futën sërish në lojë pas një goli të Lulajt në shtesë. 1-2 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime, teksa Shehi dhe Muzaka dolën jashtë, ndërsa në fushë u hodhën Gripshi dhe Teqja. Lacci do arrinte të barazonte pas një goditje këndi të harkuar nga Uzuni, me Reginaldon që me kokë shënoi në portën e korccarëve. Nuk do të vononte edhe goli i përmbysjes së madhe, teksa ishte sërish i njëjti autor që e detyroi portierin Teqja të nxirrte topin nga rrjeta. Ritmi i ndeshjes ra disi dhe deri në fund nuk pati më asnjë gol, me Laccin që mori tre pikë me vlera pas pesë ndeshjes pa fitore. Festa e korccarëve për titullin vazhdon të shtyhet.

Kategoria Superiore – Java 32

LAÇI – SKËNDERBEU 3-2
Shënues: Lulaj 45’, Reginaldo 53’, 63’ / Sowe 31’, 39’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shtubina, Lulaj, Lushkja, Kallaku, Nika (Jonuzi 69’), Uzuni (Xhixha 84’), Reginaldo (Zogaj 91’). Trajner: Gentjan Mezani

Skënderbeu: Shehi (Teqja 46’), Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka (Gripshi 46’), Lilaj, Dita (Demte 66’), Gavazaj, Soëe, James. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Olsi Sokoli (Tiranë)

Karton i verdhë: Uzuni 38’, Lushkja 60’

Related posts

“Marca” lëshon bombën: Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona

Sadik.Autor

Mahrez: S’ka më kuptim të flasim për Manchester City-n

Q.Autor

(VIDEO) Zhbllokohet sfida Atalanta-Napoli, Mertens realizon gol spektakolar

Q.Autor

Leave a Comment