Futboll Sport

Largimi i Buffon, Italia përcakton kapitenin e ri

Në ditën e lamtumirës nga Juventis, Gigi Buffon ka dorëzuar virtualisht dhe fashën e kapitenit të Kombëtares së Re të Mancini-t. Në këtë mënyrë ai ia ka pasuar ish-shokut të skuadrës, sot te Milani, Leonardo Bonucci-t.

Mbrojtësi është faktikisht në listën e 30 të thirrurve për ndeshjet miqësore kundër Arabisë Sauditë, Francës dhe Holandës. Ai është aktualisht lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e të kaltërve në respekt të të tjerëve që janë thirrur për këto tre takime.

Pra, sipas zakonit, do të jetë pikërisht ai që do të marrë rolin e udhëheqësit në skuadër falë 77 paraqitjeve me fanellën e Italisë. Natyrisht, në pritje është dhe veterani Chiellini. Ai, në kombëtare, ka luajtur 96 ndeshje.

Por, duke parë që Roberto Mancini ka përjashtuar nga lista Buffon-in dhe De Rossi-n, të cilët janë drejt tërheqjes nga futbolli, ai pritet që t’i kalojë qendërmbrojtësit të Milanit shiritin. Megjithatë, në llogaritë e trajnerit në këtë sfidë nuk do të jenë Chillini, Gagliardini, Parolo dhe Verratti që janë të dëmtuar. Kështu që ish-trajneri i Zenit-it i ka bërë kështu llogaritë e para në stolin e Italisë, ku ai vjen për herë të parë.

Related posts

DO TË FESTOSH NËSE SHËNON NDAJ LIVERPOOLIT? Suarez jep përgjigjen epike

Delo.autor

BRUNO TELUSHI TEK ANORTHOSIS? Media qipriote nxjerr zbuluar “fake-newsin” e portaleve sportive në Shqipëri

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Presidenti Takaj arrin marrëveshjen me yllin e Flamurtarit…

Delo.autor

Leave a Comment