Futboll Sport

Legjenda e Manchester United: Nëse Pogba nuk është i lumtur, le të largohet

Manchester United duhet të jetë i gatshëm të bashkohet me dëshirën e Paul Pogba këtë verë, nëse transferimi rekord prej 89 milionë paundësh nuk është i lumtur në “Old Trafford”, – thotë Paul Scholes.

“Djajtë e Kuq” investuan shumë për ta rikthyer mesfushorin francez gjatë verës së vitit 2016, me Jose Mourinho këmbëngulës për ta risjellë atë në Angli, nga Juventusi. Shumë pritej nga Pogba në Premier League, por ai është përballur me kritika dhe lënie në stol, që nga kthimi te Manchester United.

Kritikat kanë nxitur një lëvizje të mundshme drejt klubeve të tjera, mes raportimeve për një përçarje me Mourinhon. Legjenda e Manchester United, Scholes, beson se asnjë lojtar nuk duhet të lejohet të bëhet më i madh se klubi. Ai tha në “talkSPORT”:

“Sapo të mbyllet sezoni dhe lojtarët takohen me skuadrat e tyre kombëtare, ka gjithmonë disa komente. Por, shikoni, nëse lojtarët nuk janë të lumtur, le të shkojnë. Kjo është gjithmonë mënyra se si duhet vepruar. Pogba ka qenë në rregull këtë sezon, për një lojtar të kualitetit të tij. Ka ende kohë. Ai ka këtu vetëm dy vite dhe është ende një lojtar i ri. Le të shpresojmë se do të përsërisë formën e tij te Juventusi sezonin e ardhshëm”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Gati 2 muaj pa futboll, si e kalojnë kohën yjet në karantinë

Delo.autor

PREJ 2 MUAJSH JASHTË FUSHAVE/ Tri dëmtime radhazi në kofshë, makthi nuk i largohet mbrojtësit të Kombëtares

Delo.autor

VDIQ NË MËNYRË MISTERIOZE/ Skiatorja gjendet e pajetë në pyllin e Madridit, reagon “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment