Champions League Futboll Sport

Liverpool mbërrin në Romë, tifozët e Lazio-s i urojnë mirëseardhjen në “Formelo” (FOTO)

Liverpool ka mbërritur dje në Romë në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në “Champions League” me skuadrën verdhekuqe. Ashtu siç ishte raportuar më parë për këtë sfidë skuadra e Lazio-s i ka ofruar kushtet e nevojshme anglezëve për të mposhtur rivalët e qytetit.

Sot skuadra e trajnerit Klopp do të stërvitet në Formelo, në qendrën stërvitore të Lazios dhe ultrasit bardhekaltër e kanë pritur Liverpool-in me një parullë shumë miqësore.

“C’mon Reds”. Tifozët e Liverpool-it ndërkohë kanë pushtuar Romën. Koret e tyre dëgjohen kudo dhe kuptohet që kulmi do të arrijë në mbrëmje, në stadium.

Shpresat e lacialëve janë që të përjetojnë sërish mbrëmjen e 30 majit të vitit 1984, kur Liverpool-i fitoi finalen ndaj Romës pas ekzekutimit të 11-metërshave. Tifozët e Lazios besojnë se ndeshja e sotme do të jetë më e shpejtë dhe me më pak ankth.

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale në “Anfield” ka përfunduar 5-2 në favor të Liverpool.

Related posts

MPOSHT CONTEN DHE PIOLIN/ Gasperini shpallet “Trajneri i Vitit” në Itali

Delo.autor

Monchi thumbon milanezët : Nuk duam të përfundojmë si Milan dhe Inter

Isa.Autor

Tifozi kroat s’di çfarë bën nga GËZIMI, ngre DIVANIN në ajër dhe e hedh në…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment