Futboll Seria A Sport

Maldini, jetë e luksi mes Manhatanit, yjeve dhe pushimeve në jaht

Me 903 ndeshje në 25 sezone vetëm për Milan-in, Paolo Maldini është padiskutim një legjendë e gjallë. Edhe pse e ka lënë futbollin e luajtur prej vitesh tashmë, ‘il capitano’ ka ditur të ruajë stilin e veçantë që e ka karakterizuar gjithmonë.

Një prej mbrojtësve më të mirë në botë në kohën kur vishte fanellën kuqezi dhe atë të Italisë, Maldini mund të thuhet se i kishte të gjitha: i shpejtë, i gjatë, i fortë dhe i shkëlqyer me të dyja këmbët. Por cilësia më e mirë e tij ishte truri i mprehtë dhe aftësia për të dalluar rrezikun që para se sa ai të krijohej.

Rekordi i tij mbresëlënës me më pak se një ndërhyrje në sparkatë për ndeshje ndaj kundërshtarit flet vetë. “Nëse do të më duhet të bëj këtë, atëherë gagimin e kam bërë. Nuk besoj se aftësia për ndëryrje të tilla është cilësi. Është diçka që duhet ta përdorësh kur ke nevojë, por jo një karakteristikë e lojës tënde”, thoshte shpesh Paolo. Dhe diçka dinte. Jo më kot ka vendosur rekord me 647 ndeshje të luajtura në Serie A. Deri kur u tërhoq në vitin 2009, edhe pse trupi i tij i kishte kaluar të gjitha limitet, sërish ai ishte në gjendje që të përballej me kundërshtarë dhjetë vjet më të rinj.

Tani që është vetëm një vit larg të 50-ave, Maldini vazhdon të mbetet numri 1, por përtej Atlantikut. Jeta e tij kalon mes Milanos, Majemit dhe Nju Jorkut, ku ka një sërë investimesh dhe interesash në biznese të ndryshme. Ndër të tjera është pronar i klubit Miami FC që luan në kategorinë e dytë amerikane, bashkë me Riccardo Silva-n.

Si partner në biznese të tjera Maldini ka ish-rivalin e tij tek Inter, Christian Vieri. Të dy kishin në bashkëpronësi një kompani mode – Sëeet Years – të cilën e shitën vitin e kaluar, duke bërë miliona edhe nga shitja e pasurive të patundshme. Pasi blenë në Manhatan një tokë për të bërë hotel, me vlerën e 2,5 milionë Eurove, ata e shitën pas dy vitesh plot 13 milionë Euro. Tani ai i kalon ditët duke u takuar me yje të ndryshëm të botës së spektaklit pasi është tifoz i flaktë i modës, ndërsa ka arritur të luajë tenis edhe në nivel profesionst, për një turne të paktën.

Por gjëja më e rëndësishme për të është familja. Babai i tij Cesare, gjithashtu një legjendë e Milan-it dhe Italisë, u nda nga jeta në vitin 2016. Ndërsa djemtë e tij të dy janë stërvitur në akademinë e Milanit, por vetëm i vogli, 16-vjeçari Daniel, luan me skuadrën e të rinjve në rolin e sulmuesit. Që prej vitit 1994 Paolo është i martuar me modelen venezueliane Adriana Fossa, me të cilën u njoh në një lub nate në pronësi të tij, ku për të mos pirë alkool, bënte punën e DJ-it. Jeta e tyre tani vazhdon mes jahteve dhe pushimeve luksoze. Ndoshta edhe për jo shumë, sepse flitet se mund t’I ofrohet një post në kombëtaren e Italisë, të cilin do ta pranonte me shumë kënaqësi.

Related posts

Mbappe: Ja cili është futbollisti i ri më i mirë në planet…

Sadik.Autor

“TOKIO 2020″/ Rregullat e Olimpiadës: Shtëpi-stadium-shtëpi, me maska dhe jo tifozllëk

Delo.autor

Lorenzo në superformë/ Spanjolli dominon provat e lira në Montmelo

Sadik.Autor

Leave a Comment